A kane qepet e kuqe superfuqi(+ nje recete e thjeshte)?

Kur isha i vogel, prinderit mburrnin qepet e Korces, qe nuk digjnin dhe ishin shume te mira. Qellonin, qe shumica e ketyre qepeve te Korces, ishin te kuqe. Ndoshta nga fakti se ajo ishte farra qe rritej me shume, ose ndoshta ajo ishte farra qe kishte ngelur ne familje. Kush e di…

Dje ne darke, kur po kthehesha ne shtepi, tek marketi i lagjes, me zune syte ca qepe te kuqe, te medhaja, te cilat ishin fantastike. Ato hahen te gjalla, por mund edhe ti besh pak me ndryshe.

Kujdes: recete! Mjafton ti futesh ne furre me temperature te larte qe te piqen per disa minuta, me pak rukula, djath te bardhe, uthull vere, vaj ulliri dhe arra te shtypura (por nga ato qe jane te embla) dhe del nje shije fantastike, e fresket qe qellon qe eshte fiks per netet e nxehta te kesaj vere qe na erdhi si papritur.

Ti kthehem ligjerimit me veten (e then ndryshe temes ne fjale). Fillova pak te lexoja, mbi benefitet e qepes te kuqe. Shume nga keto artikuj ishin kuota te kerkimeve shkencore, te cilat, me thene te drejten jane pak marketing, por per benefitin e qepes, po ja falim. Lista si me poshte:

  1. Ka sasi te bollshme te quercetin dhe anthocyanin te cilat duke punuar bashke impaktojne ne qeliza kunder kancerit. Me ca pashte, quercetin-a eshte elementi kimik dhe anthocyanin-a e ndihmon ate (boh)
  2. Impakton detoksifikimin e trupit duke e ndihmuar ate te fundit me perberjen me squfur te larte.
  3. Ndihmon per imunitet (kete e dime! se kur ishim te vegjel dhe semureshim, ai shurupi me qepe te kuqe ishte zgjidhje)
  4. Regullator per nivelin e sheqerit

Nese do me pyesnit ku i gjeta te gjitha keto dhe ku bazohem, mjafton nje kerkim ne google. Une vetem ate punen e imuniteti dija per vete…kot nuk thone, sa te rrosh do te mesosh

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

Shishkebap me mustarde dhe hudher

Marr shkas nga fundjava e fundit me super diell dhe gjeni me poshte nje ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...

Te besh Guacamole: Te gjithe i bejne keto gabime – Pervec teje

Avokado eshte shtet me vete! Si i tille, edhe berja e Guacamole ngelet e njejta. ...

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...