Nese peshku dhe frutat e detit jane dobesia juaj, athere Fishop eshte nje nder vendet me te mira per te provuar ne Tirane. Aktualisht nje nder vendet me “in” te momentit edhe perhere e gjen plot. Sigurohuni te rezervoni te pakten nje dite perpara.

Nese do te shkoni aty e mira eshte te merrni taksi, jo vetem per arsyen se nuk ka parkim, por edhe sepse vera e tyre e bardhe Dogarina, eshte e thjeshte dhe super shkon me pjatat qe ata servirin.

Pjatat qe do te gjeni ne varesi te sezonit:

  • Krudot – nuk mund te mos te prosisni karkalecat krudo (mundesisht viola, qe eshte pak me i rralle se eshte karkalec i eger dhe i ujrave me te thella prandaj eshte me i miri)
  • Skampi Krudo
  • Cicale – gjinkalla deti
  • Karpacio levreku
  • Karpacio toni
  • Tartar Toni – qe e super rekomandoj
  • Sallata e oktapodit me selino e marinuar
  • Acciughe te marinuar me limon
  • Salmon i tymosur ose i karamelizuar
  • (Monkfish) peshk bretkose ne tave me patate dhe karrota
  • Peshk i gatuar ne kripe – zakonisht levrek i mbuluar me kripe dhe i pjekur ne furre
  • Midhje ose vongole sote
  • Ostriche
  • Friture mix
  • Tave me skampi dhe konjak
  • Gaforre sote – duhet ta ndani mendjen nese shkoni per gaforre, kerkoni nje vend qe te mos dukeni shume sugjerohet per takimet e para romantike, nese do tju pelqejne edhe pasi ju kane pare duke ngrene gaforre do te jete patjeter njeriu i jetes suaj. (Shaka, me mire mos beni prova)
  • Gaforre te mbushur te gatuar ne furre
  • Linguine me fruta deti

Etj etj etj etj

Ju rekomandoj qe mos ikni nga ky vend pa marre:

  1. Si fillim te porosisni ‘brusketen’ eshte nje pjate e vogel me salce djathi qe e gjeni te gjelbert me borzilok dhe ereza ose te thjeshte per te pregatitur sipas deshires brusketa.
  2. Tartar toni
  3. Karpacio levreku
  4. Sallate oktapodi
  5. Karkaleca dhe skampi krudo
  6. Tave me skampi dhe konjak
  7. Gaforre sote ose ndonje friture..

Ka gjithmone prodhime deti sipas sezonit, pershembull ostrichet nuk mund ti gjeni 12 muajt e vitit, ama mos nguroni te pyesni sepse ndonjehere mund te keni surpriza te tjera te kendshme sepse nuk i dihet cfare ka sjell deti

Gjeja me e mire e ketij vendi? Pervec ushqimit GJITHMONE te fresket.

Porcionet jane me gramature, ne menyre qe te porosisni nga pak e jo te jeni te detyrar te hani “vetem sepse porcionet nga kaq i kemi” por te provoni nga te gjitha pjatat tuaja te preferua dhe mos tju ngelet gje pishman. Mos harroni pyesni, pyesni, pyesni, jane mjaft te gatshem tju bejne qejfin nese munden, dhe te gatuajne cfare kerkoni ju ose nepsi juaj, mund tju surprizojne me se miri me idete ose sugjerimet e tyre.

Kategoria: Restorant Peshku

Inovacioni per te gatuar 4/5

Ka gjithmone gjera te reja, ose te pakten kush pyet, gjen.

Cmimi per person 4/5

Nuk eshte shtrenjt per restorant peshku, por per standarded e te jetuarit ne shqiperi, prape nuk eshte nder me te lirat. Te shkon mesatarisht 1800-2200 leke personi.

Sherbimi ne oraret e pikut 2/5

Sherbimi ne darke ne orarin e pikut rreth ores 8-9 mund te rastisi qe nuk eshte gjithmone i kenaqshem, por stafi perpiqet vertet shume..

Vendodhja 3/5

Perballe institutit te higjenes, nuk eshte as larg as afer. Ne mendiin tim nuk eshte se eshte ndonje zone kaq interesante, por vendodhja e ketij restoranti nuk eshte nje nder gjerat qe te bejne te shkosh – eshte ushqimi.

Parkimi 1/5

Rrugicave, qe ne kete moment qe po flasim jane tmerr me gropa. Personalisht e le makinen ne shtepi dhe nuk merrem fare me kete.

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Qofte vegane Falafel

Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...

Patate krokante te furres me burrata

Fundjavat e gjata ne kete pjese te botes kane nje gje themelore qe u ...

Granita me caj te ftohte

Per te gjithe ne qe pushimet e ketyre viteve te fundit i kemi kaluar ne ...

Bonet, ëmbëlsira nga Piedmonti

Pak persona mund të kenë dëgjuar për këtë ëmbëlsirë nga Piedmonti (veri-perëndim i Italisë), ...