Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – por ne te njejten kohe skemi pse te ngelemi ne ate roston standarde. Ky koncept, sado I thjeshte, perben nje nder recetat me gjithperfshirese te koheve te sotme. Kini parasysh qe une e preferoj pak mishin ne medium – medium rare, dhe keto instruksione lidhen me kete menyre. Nese ju jeni nga ata qe e doni mishin te bere mire kam shtuar instruksione edhe per ju – por le te themi qe I humbet pak shija.
Gjithashtu ne zgjedhjen e mishit, jane disa elemente qe preferoj, qe ua rekomandoj.
E para e punes dhe me rendesishmja, mos bleni mish vici nga supermarketet, por shkoni tek kasapi I lagjes.
E dyta eshte ngjyra. Duhet te jete e kuqe e rende (ose nese sapo eshte prere e kuqe e hapur). Nese eshte e kuqe e hapur do te thote qe ka ndenjur ne nje ambient pa oksigjen, dhe mishi ka nevoje per oksigjen.
E treta eshte dhjami. Sigurohuni qe ka pakez dhjam. Ne rosto, ai pak dhjam eshte I nevojshem qe mos thahet. Gjithashtu, sigurohuni qe ne prerjen gjatesore te mishit ka ato elementet e mermerit – disa vija te bardha.
Per 1.5 kg (ose edhe me pak por kaq jane zakonisht keto rostot e medhaja) ju duhen:
- Shume kripe dhe piper I fresket
- Vaj ulliri
- Hudhra te shtypura
- Rozmarine
Pergatitja:
- Sigurohuni qe mishi eshte ne temperature ambienti (SHUME E RENDESISHME)
- Nxehni furren ne 200 grade.
- Vendosni nje tigan ne zjarr te larte
- Ne nje tas, shtypni kripen, piperin dhe rozmarinen bashke.
- Marinojeni mishin mire me miksin e erezave. Tregohuni teper bujare!
- Vendoseni nje tave bosh ne furre te nxehet.
- Shtoni pak vaj ulliri ne tigan dhe vendoseni mishin. Jepini nje te skuqur nga te gjitha anet. Me qene se copa eshte goxha e madhe, duhet ta levizni me kujdes mos digjeni. 3-4 minuta cdo ane eshte idealja!
- Sapo te kete marre nej ngjyre, vendoseni ne taven e nxehte. Shtoni hudhrat dhe vajin. Lereni 25 minuta per cdo 500gr. Dmth per 1.5kg duhet rreth 1 ore e 15 minuta. Kjo do ta gatuaje mishin medium (dmth pak te kuq ne mes).
- Nese doni ta gatuani pak me shume, lereni edhe 15 minuta te tjera – por do ju thahet…edhe une nuk ua rekomandoj.
- Nxireni nga furra edhe lereni te rrije per 20 minuta ne nje pjate ose ne nje derrase te mbuluar me leter alumini. Pa e ngacmuar! Kjo do te ndikoje ne menyre te drejtperdrejte per zbutjen e mishit.
- Priteni holle edhe hidhjani lengun e formuar siper. Perdoreni per sanduiche me buke te thekur, pak mustarde, qepe edhe ndonej salce picante.
Nje zgjidhje ideale per tu dhoqeruar me nje Coca-Cola te ftohte akull.
Show Comments (0)