Si te gatuajme tiramisu ne gota

Problemi im madhor I embelsirave eshte qe duhet te besh goxha qe te dali sic duhet. Kjo e fundit, per mua eshte nje problem goxha I madh pasi asnjhere nuk dua te bej aq shume – jo se nuk hahet – por sepse hahet e gjitha! Nga ana tjeter problem akoma me madhor eshte sheqeri I tepert, keshtu qe duhet te gjesh edhe nje gje qe mos te te veli shume.

Zgjidhja e te gjitha ketyre problemeve, eshte tiramisuja! Dhe arsyja eshte po aq e thjeshte sa zgjidhja: pasi te gjithe keto perberes te listuar me poshte, mund te pergjysmohen dhe lehtesisht arrin gjysmen e tiramisuse. Perfekte, nese e nevojshme, per vetem 2 gota plot me tiramisu per tu embelsuar.

Perberesit si me poshte:

  • 6 gota uji
  • 24 biskota nga ato per kafe
  • 3 veze te medhaja (ose 4 normale) te ndara te bardhen nga e verdha
  • Cerek gote sheqer + 1 luge
  • 250 ml marscapone
  • Cerek gote rum
  • 1 gote ekspres
  • Pluhur kakaoje per tja hedhur siper

Pergatitja:

  1. Rrihni te bardhat e vezeve deri sa te krijohet ajo forma qe nuk leviz
  2. Ne nje tas te madh, rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin deri sa te kombinohen bashke – per rreth 3-4 minuta
  3. Shtoni marscaponen dhe rrihini deri te kombinohet mire.
  4. Shtoni rumin dhe rriheni prape
  5. Hidhni te bardhat e vezeve dhe me terezi miksojini – bejeni me kujdes dhe avash qe te mos prishni forment e te bardhave. Deri ketu do te keni nje mase te bute kremoze
  6. Ne kete pike zhysni nje biskote ne ekspresin e ftohte deri sa te mbytet mire me ekspres, thyjeni me dysh dhe vereni ne fund te gotes. Hidhni dy  luge nga masa kremoze. Hidhni pak pluhur kakaoje siper. Perseriteni deri sa got ate mbushet plot.

Nese keni mundesi futini 5 gotat ne frigorifer per 24 ore per te marre formen ekzakte te tiramisuse. Taksirat ajo gota e gjashte qe do hahet ne vend – skemi cbejme – goja leng.

 

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem bavarez me luleshtrydhe

Kjo periudhë është piku për luleshtrydhe dhe sigurisht, luleshtrydhet janë nga frutat më të ...

Patate krokante të furrës

Patatet në furrë, në modelin normal, janë kryesisht si të zjerra dhe të buta. ...

Brownie me dopio çokollatë

“Të hash e të vdesësh”… dhe nuk ka gjë që të shkakton vdekje më ...

Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ...

Pasta me Domate te fresketa, Borzilok & Parmesan

Kjo eshte nje nga ato recetat e gjysheve dhe/ose ato pjatat me pasta al ...

Ballakume (nga një zonjë Elbasani)

Mbase nuk jua kam thene, por jam nga Elbasani. Ne fakt, hahem here pas ...