Turfles te vogla me cokollate te zeze, whiskey dhe lajthi

Koncepti i truffle lidhet ngushte me nje cokollate te zbutur me pak gjalp dhe te integruar me nje perberes tjeter. Kete rast do qendrojme pak larg gjerave super te embla (pasi te embel jemi vete) dhe do perdorim lajthite dhe cokollaten e zeze – kombinimi hyjnor. Formen mund t’ia jepni si te doni por receta dhe masat jane afersisht si me poshte:

Perberesit:

  • 200g lajthi te copetuara dhe te tostuara ne nje tigan me zjarr te larte;
  • 200g cokollate te zeze (ketu tregohuni pak doreleshuar pasi suksesi I kesaj recete varet vetem nga ky perberes);
  • 150ml krem (1/4 gjalp, 3/4 qumesht te ngrohur deri ne vlim dhe te lene te ftohet);
  • 2 luge whiskey (plus pak extra per veten tuaj gjate pergatitjes);
  • 1 luge te vogel ekstrakt vanilje (ose 2 luge pluhur).

Pergatitja

  1. Vendosni cokollaten e copetuar ne nje tast te madh qe duron te nxhehtin. Vloni kremin dhe pastaj hidheni siper cokollates. Trazojeni deri sa cokollata te jete shkrire teresisht (nuk e keni idene sa e thjeshte eshte nese cokolalta eshte e lene ne temperature ambienti – mos e beni si une qe u copetova)
  2. Shtoni whiskey, vaniljen dhe gjysmen e lajthive. Mbuloheni me leter plastike dhe futeni ne frigorifer per rreth nje ore deri sa te jete forcuar.
  3. Kur te jete gati, me nje luge, formoni cop ate vogla. perdora kube te vogla se ishin me te thjeshte dhe dukeshin me bukur dhe hidhini siper pjesen tjeter te lajthive. Normalisht ato nuk do ngjisin si neper filma dhe video, keshtu qe shtypeni pakez me dore vete :P.
  4. Vendosni prape ne frigorifer per rreth nje ore dhe athere jane GATI.

Forma eshte ne doren tuaj. E rendesishme eshte qe te keni mundesi ti beni sic duhet pasi shija, do jete perhere aty. Gjithashtu whiskey eshte perhere opsional, por per te qene tamam ashtu sic duhet, ka nevoje per pakez alkool.

Tags:

  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

“Oriz i zi” me çokollatë

S’merret vesh moti! Nga një fundjavë ku të gjithë ishim në plazh, duke marrë ...

Një “mesazh” për ty këtë Shën Valentin

Është e habitshme se sa gjëra unike mund të krijosh me petë sfoliat dhe ...

Si ti japim drejtim pertacise te mengjesit

  Kjo gje duhet bere para se te pihet kafe, keshtu qe lexues te ...

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...

Si te gatuajme Brownie ne nje filxhan.

Brownie(kek me cokollat) ne nje filxhan eshte zgjedhja me e shpejt dhe mire per ...