Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane spagetti – keshtu eshte kur te teket dhe ske gje tjeter ne shtepi) jane nje nder ato receta qe ne dukje duken shume te thjeshta, por qe kombinimi I te gjithe perberesve krjion nje pjate me shije sinergjitke. Dhe eshte aq e thjeshte sa duket…praktikisht vaj, hudrha, majdanoz, limon dhe pasta. Per me teper, po spjegoj me poshte…
Perberesit:
- 5-6 hudhra te qeruara
- 1 tufe majdanoz, te lara
- Gjysem gote vaj ulliri
- 1 luge farra speci te kuq
- Gjysem pako linguine
- Gjysem limoni
Pergatitja:
- Duke qene se kjo eshte nje salce shume e thjeshte, kriposeni mire ujin e makaronave. Gatuajini makaronat al-dente (dmth 1 minute me pak se sa cfare ju rekomandojne instruksionet
- Gjate kohes qe behen pastat, pritini hudhrat holle. Qerojeni majdanozin nga deget e trasha dhe pritenis super holle.
- Nxhehni vajin e ullirit ne nje tigan te madh, me zjarr te mesem. Shtoni hudhrat dhe ne momentin qe jane afersisht te tostuara, shtoni farrat e specit te kuq dhe hiqeni nga zjarri.
- Pasi pastat te jene gati, shtojini ne tigan, por mos harroni te shtoni edhe pak nga uji I tyre. Une preferoj 6 luge per cdo pako (keshtu qe 3 luge jane ok per ju)
- Shtoni lengun e gjysmes te limonit, majdanozin dhe trazojini mire. Ne varesi se si ju del, shtoni kripe dhe piper qe te arrini shijen qe ju ben me shume sens.
Sherbejeni menjehere.
Show Comments (0)