Politika e Privatesise

Mbrojtja e të dhënave personale Mbrojtja e të dhwave personale bazohet në përpunimin në mënyrë të drejtë e të ligjshme në grumbullime për qëllime specifike të përcaktuara qartë e ligjitime, në saktësinë e të dhënave dhe në përditësimin e tyre sipas qëllimit që janë mbledhur.
E drejta për akses
Çdo person ka të drejtë të marrë nga kontrolluesi:

– Konfirmimin nëse të dhënat personale po i përpunohen ose jo, informacion për qëllimin e përpunimit për kategorinë e të dhënave të përpunuara, dhe për marrësit dhe kategoritë e marrësve të cilëve ju përpunohen të dhënat personale.

– Në një formë të kuptueshme, të dhënat personale dhe për informacionin e disponueshëm për burimin e tyre;

– Në rastet e vendimeve automatike informacion për logjikën e përfshirë në vendimarrje.

– Informacioni për të dhënat komunikohet në formën në të cilën ishin në kohën kur është bërë kërkesa.

– Kontrollluesi brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës infomon subjekin e të dhënave ose i shpjegon arsyet e mosdhënies së informacionit.

– E drejta për akses ushtrohet në përputhje me parimet kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe informacionit, lirisë së shtypit dhe sekretit profesional dhe mund të kufizohet kur cënon interesat e sigurisë kombëtare, politikën e jashtme, interesat ekonomike dhe financiare të shtetit, parandalimin e veprave penale.

– E drejta e aksesit nuk mund të ushtrohet në rastet e parashikuara në pikën 1 të nenit 10 të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008 i ndryshuar.

– Në rast se aksesi mohohet duke argumentuar se cënohen interesat e sigurisë kombëtare politika e jashtme interesat ekonomikë dhe financiarë të shtetit parandalimi dhe ndjekja e veprave penale ose liria e shprehjes dhe informimit apo liria e shtypit subjekti i të dhënave personale mund ti kërkojë komisionerit të kontrollojë përjashtimin në rastin konkret. Komisioneri infomon subjekin e të dhënave për masat e marra.

E drejta për të kërkuar bllokimin, korrigjimin ose fshirjen

– Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

– Kontrolluesi brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, duhet ta infomojë atë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen apo moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo fshirjes. – Nëse kontrolluesi nuk bën bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave të kërkuara nga subjekti i të dhënave ka të drejtë të ankohet te komisioneri.

Vendimarrja automatike

– Çdo person ka të drejtë të mos jetë subjekt i vendimeve, të cilat shkaktojnë efekte ligjore për të ose ndikojnë në mënyrë të rëndësishme tek ai edhe kur vendimi është bazuar vetëm në pëpunimin automatik të të dhënave që synojnë të vlerësojnë disa aspekte personale që lidhen me të veçanërisht efektivitetin në punë, besueshmërinë ose sjelljen.

– Një person mund të jetë subjekt i një vendimi të marrë sipas pikës së mësipërme kur merren masa për të mbrojtur interesat e tij të ligjshme, duke e lejuar atë të parashtrojë pikpamjet e tij. E drejta e subjektit për të kundërshtuar

– Subjekti i të dhënave ka të drejtë të kundërshtojë, në çdo kohë, mbështetur në ligj përpunimin e të dhënave rreth tij, sipas shkronjave ”d” dhe ”dh” të ligjit nr. 9887 sipas rasteve të parashikuara.

– Subjekti i të dhënave ka të drejtë ti kërkojë kontrolluesit të mos fillojë ose, nëse përpunimi ka filluar të ndalojë përpunimin e të dhënave personale, që lidhen me të për qëllime të tregëtimit të drejtpërdrejtë si dhe të informohet përpara përhapjes për herë të parë të të dhënave personale për këtë qëllim.

Masat për sigurinë e të dhënave personale

– Kontrolluesi ose përpunuesi merr masa organizative, teknike të përshtatshme për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme, aksidentale, humbje aksidentale, për të mbrojtur aksesin ose përhapjen nga persona të paautorizuar, veçanërisht kur përpunimi i tyre bëhet në rrjet, si dhe nga çdo formë tjetër e paligjshme përpunimi.

Kontrolluesi merr këto masa të veçanta sigurie

– Përcakton funksionet nëpërmjet njësive organizative dhe operatorëve për përdorimin e të dhënave;

– Përdorimi i të dhënave bëhet me urdhër të njësive organizative ose të operatorëve të autorizuar;

– Udhëzon operatorët, pa përjashtim, për detyrimet që kanë, në përputhje me këtë ligj dhe rregulloret e brendshme për mbrojtjen e të dhënave, përfshirë edhe rregulloret për sigurinë e të dhënave;

– Ndalon hyrjen në mjediset e kontrolluesit ose të përpunuesit të të dhënave të personave të paautorizuar; – Hyrja në të dhënat dhe programet bëhet vetëm nga personat e autorizuar;

– Ndalon hyrjen në mjetet e arkivimit dhe përdorimin e tyre nga persona të paautorizuar;

– Vënia në punë e pajisjeve të përpunimit të të dhënave bëhet vetëm me autorizim dhe çdo mjet sigurohet me masa parandaluese ndaj vënies së autorizuar në punë.

– Regjistron dhe dokumenton modifikimet, korrigjimet, fshirjet, transmetimet etj;

– Të dhënat e regjistruara nuk përdoren për qëllime të ndryshme, që nuk janë në pëputhje me qëllimin e grumbullimit. Ndalohet njohja ose çdo përpunim i të dhënave të regjistruara në dosje për një qëllim të ndryshëm nga e drejta për të hedhur të dhëna. Përjashtohet nga ky rregull rasti kur të dhënat përdoren për të garantuar sigurinë kombëtare, sigurinë publike, parandalimin dhe hetimin e kryerjes së veprës penale, apo ndjekjen e autorëve të saj, ose për shkelje të etikës për profesionet e rregulluara.

– Dokumentacioni i të dhënave mbahet për aq kohë sa është i nevojshëm për qëllimin për të cilin është grumbulluar.

– Niveli i sigurisë duhet të jetë i përshtatshëm me natyrën e përpunimit të të dhënave personale. Rregulla të hollësishme për sigurimin e të dhënave përcaktohen me vendim të komisionerit.

– Procedurat e administrimit të regjistrimit të të dhënave, të hedhjes të të dhënave, të përpunimit dhe nxjerrjes së tyre përcaktohen me vendim të komisionerit.

Akti CAN SPAM

Akti CAN-SPAM eshte nje ligj internacional qe vendos rregullat per mesazhet komerciale dhe i jep te drejten perdoruesit te ndaloje keto mesazhe

Ne e marrim informacionin ne menyre qe:

– Te dergojme informacionin e kerkuar dhe/ose kerkesa dhe pyejtje te tjera
– Te marketojme listen tone e emailieve edhe me pas transaksionit origjinal
Te jemi ne dakortesi me aktin CANSPAM duhet qe:
– Mos perdorimi i titujve dhe adresave emaili false
– Nje email te identifikohet si reklame
– Vendosja e adreses fizike
– Monitorimi i sherbimeve te email marketing te paleve te treta qe te jene sipas CANSPAM
– Te kete mundesi per tu cregjistruar
– Ti pranoje crregjistrime
Ne cdo kohe nese nuk doni te merrni me emaile, ne cdo email, ne fund ka nje link qe ben crregjistrimin automatik
Kontaktimi

delicious.al

Rr Papa Gjon Pali II

Tirana, Tirana 1001

Albania
Ndryshuar me 2016-05-14