Tagliatelle me karkaleca dhe kungulleshka

Tagliatellet me karkaleca dhe zucchini jane nje nder ato pjatat super te famshme. Fatkeqsisht asnjehere nuk arrihen te behen ne shtepi njesoj si ne restorant.

E bukura e kesaj recete eshte se tani nuk eshte me e pamundur. Si u arrit doni te thoni ju? E thjeshte! Kam ngrene shume makarona duke e provuar dhe perfeksionuar kete recete.

Keto jane elementet qe duhet te keni parasysh:

  1. Problemi numer nje eshte salca. Duke shtuar shume komponente ndjen me shume salcen se sa cdo gje tjeter. Si e tille salcen do ta bejme thjesht me disa pomodorini, pakes qumesht edhe nje pjese te ujit te makaronave
  2. Problemi numer dy jane karkalecat. Nese i gatuan shume karlaecat behen si gome. Per kete gje do te perdorim koken e karkalecave per shije dhe karalecat do ti shtojme me vone.
  3. Problemi number tre eshte konsistenca. E keni parasysh sa e mbledhur eshte salca neper restorante? Eshte e tille pasi ne momentin qe e heqin nga zjarri i hedhin pak gjalp siper per ta lidhur.

Perberesit per tagliatelle me karkaleca dhe zucchini

  1. Karkaleca (duh) – ketu mund te shtoni sa te doni. Nuk keni pse te limitoheni ne 3-4 cope 🙂
  2. Gjysem kungulleshke mesatare. E prere per se gjati edhe me pas ne copa te vogla
  3. 2 thelpinj hudher, te prere holle
  4. Pak qumesht
  5. 3-4 pomodorini te prera ne gjysem
  6. Vaj ulliri, kripe, piper
  7. 1/3 e kutise te Tagliatelleve. Ketu e dini vete, por gjeja qe duhet patur parasysh eshte ku do ti gatuani dhe mos e teproni

Pergatitja:

  1. Lani dhe pastroni karkalecat. Kokat mbajini menjeane. Bishtat lerini vene nese doni.
  2. Vendosni ujin e makaronave te behet. Si perhere shtoni kripe.
  3. Ne nje tigan te madh shtoni vaj dhe vendosni kungulleshkat te behen. Keto do ti skuqim edhe do ti leme menjeane.
  4. Me qene se kungulleshkat thithin shume vaj, shtoni edhe pak edhe vendosni kokat e karkalecave te skuqen. Keto do leshojne shume shije dhe do na ndihmojne qe cdo gje te kete ate shijen interesante te karkalecave. Lerini 2-3 minuta edhe hiqini nga vaji duke i kulluar mire pasi ai vaji eshte ceshte!
  5. Ketu duhet te shtoni tagliatellet te behen ne ujin qe vlon. Do ti gatuani rreth 1 minute me pak se sa cfare rekomandon ne paketim. Minuten e fundit do ti gatuajme ne tigan
  6. Skuqni karkalecat ne vaj – do duan 2-3 minuta ne secilen ane.
  7. Sapo te jene gati, shtoni hudhren dhe marinojini me kripe dhe piper dhe gatuajini per 30 sekonda
  8. Shtoni kungulleshkat edhe pomodorini dhe lerini te leshohen pak.
  9. Hidhini gjysem gote uje nga i makaronave. lereni te vloje sa masa e lengut eshte pergjysmuar.
  10. shtoni pak qumesht dhe lereni te vloje dhe provojeni per kripe
  11. Hidhni tagliatellet edhe miksojini. Nese ska shume leng, shtoni pak uje nga makaronat.
  12. Hiqeni nga zjarri, shtoni pak gjalp dhe miksojini mire
  13. Sherbejeni menjerhere
Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krahe pule stil thai

Stina e nxehte e veres dhe mbasditet me temeperatura te tmerrshme jane fantastike per ...

Qofte vegane Falafel

Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ...

Dashuria me Grand Marnier: Grand’O vere-vjeshte 2016

Grand Marnier per mua ka shume e shume kujtime te definuara shume mire dhe ...

Banane me çokollatë & sprinkles

Gjithmonë duam rezultatin më të mirë me mundin më të pakët, dhe gatimi nuk ...

Si ti japim drejtim pertacise te mengjesit

  Kjo gje duhet bere para se te pihet kafe, keshtu qe lexues te ...