Thjerreza jeshile – per tu mbyllur ne shtepi

Kur kam qene femije mundohesha gjithmone te gjeja ndonje justifikim qe te mos ti haja thjerrezat dhe mami qe mundoheshe me argumente bindese, se kane hekur, se te bejne mire etj etj. Si gjithmone mami kishte te drejte thjerrezat kane hekur, vitamine B6, magnesium dhe molibdenium (mineral esencial)

Nje video recipe e thjeshtuar per kollajllik

 

Kini parasysh se thjerrezat absorbojne te gjitha shijet e erezave me te cilat do te gatuhen, keshtu qe shtojini cfaredolloj ereze qe mendoni se mund ta bejne me te shijshme, une kam zgjedhur rozmarine dhe dafine. Gjithashtu, thjerrezat e vogla, jeshile ose kafe gatuhen me lehte sesa ato qe jane me te medha, per kete aryse duhen lene ne uje 4-6 ore, ose me thjeshte akoma mund te perdorni thjerreza te kutise te cilat jane gatuar paraprakisht.

Ingredientet:

  • 200 g thjerreza jeshile ose kafe
  • 40 ml/ 3 luge gjelle vaj ulliri
  • 100 g bacon ne kubike
  • 1 qepe 
  • 2 fije selino, te prera holle
  • 2 karrota, te prera holle ne kubike
  • 1 dege rozmarine
  • 2 gjethe dafine
  • ⅔  luge caji kripe (ose sipas deshires)
  • ⅓  luge caji turmerik 
  • 400 g/ salce domate te qeruara ne kuti
  • 7 gota leng perimesh / leng mishi (ose dhe uje)

Pergatitja: 

  1. Pasi ti keni lene ne uje per 6 ore tashme, shplajini mire thjerrezat.
  2. Ne nje tenxhere te madhe ngrohni vajin e ullirit, shtoni bacon dhe kaurdisini per 3 minuta, 
  3. me pas shtoni qepen e prere holle dhe kaurdiseni per rreth 5 minuta derisa te zbutet. 
  4. Vazhdoni duke shtuar selinone, karrotat, rozmarine te prere holle, dafinen, kripen dhe thjerrezat.
  5. Perzieni mire per nje minute, dhe
  6. shtoni salcen me domate te qeruara, perzieni duke coptuar nga pak domatet.
  7. shtoni lengun e perimeve duke e perzier. Kur te filloi te vloje ulni nxehtesine, vendosini kapakun dhe lereni per nje ore deri sa thjerrezat te zbuten.

Duhet ta servirni me buke te thekur, ti kaloni pak hudher siper dhe vaj ulliri 🙂

Dhe me kete rast mbylluni ne shtepi mos dilni fare.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Rizoto me kungull të verdhë

Pasi dhamë recetën e një rizotoje me djathë Gorgonzola, të shijshme sa më s’ka, ...

Crème brûlée (Krem i djegur)

Është e pamundur të mos e keni hasur këtë ëmbëlsirë! Mund ta keni parë ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Krem me fruta pasioni

Një frut jo fort i përhapur në Shqipëri, fruti i pasionit meriton vëmendjen dhe ...