Si te gatuajme Kulacka ne tigan

E gjithe kjo histori nisi te djelen ne mengjes kur u zgjova me nje neps te theksuar per kulacka. Sic mund ta keni pare nga historia e postimeve te mija, nuk eshte se jam ndonje ekspert i brumerave. Si e tille, per keto nepse, duhet te kosultohesha me shefen ne krye te detyres – “mamanë in charge”.
Pasi me dha direksionet e nevojshme, hoqa te gjitha elementet komplekse edhe e thjeshtova teresisht receten ne menyre qe te arrija te beja dicka edhe mos te rrija pa ngrene.

Nje koment i fundit: ndoshta ju nuk i quani kulacka, por une keshtu jam rritur ti quaj – nese keni nje emer tjeter, me shkruani ne menyre qe ta shtoj edhe ate.

Per 4 persona, do ju duhen:

  • 500 gr miell
  • 1 luge caji kripe
  • 1 luke caji sode buke
  • 300ml kos
  • 1 veze
  • 1 luge gjelle vaj ulliri

Per t’i pergatitur:

  1. Miksoni te gjithe perberesit e thate bashke ne nje tas te madh. Une do te rekomandoja te perdorni tas pasi nuk beni pis edhe nese sjeni mesuar te punoni me miell (si une) e keni me thjesht.
  2. Shtoni perberesit e lengshem.
  3. Filloni edhe miksojini bashke. Nese keni ndonje nga ato mikserat e dores, ato zakonisht kane miksuesen e brumit (ato si spirale qe nuk i keni perdorur ndonjehere – ose te pakten, une si kam perdorur ndonjehere).
  4. Perdorni mikserin deri ne nje fare pike – pastaj duhet te beni duart pis. Punojni pak deri sa te duket si brum, te jete ngjites edhe kaq. Lyejini duart me vaj, beni nje top te madh edhe mbeshtilleni me leter plastike.
  5. Lereni per 30 minuta te rrije.
  6. Ne nje tigan shtoni vaj skuqje (do rekomandoja luledielli ose misri dhe jo ulliri per) edhe vereni te nxehet.
  7. Ndajeni brumin ne topa te vegjel, duke patur parasysh sa te madh e keni tiganin. Ketu duhet ta shihni vete – sipas vendit edhe kuvendi.
  8. Beni duart me pak vaj edhe filloni terhiqni brumin deri sa te hapet ne masen qe doni. Sa me e holle, aq me krokante del.
  9. Gatuajini nje nga nje. Ne parim, gjate kohes qe gatohet njera, filloni hapni tjetren.
  10. Kini parasysh qe kjo nuk eshte nje shkence ekzakte, keshtu mos e vrisni mendjen ti beni perfekte. Vetem nje gje eshte e rendesishme – hapni nja dy vrima ne brum qe te skuqet njetrajtesisht.

Shoqerojini me cfare te doni. Une zakonisht i ha me djath te bardhe, por mund ti hani edhe me nutela, recel ose sheqer pluhur.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...

Kek me cokollate si neper filma

I keni parasysh ato keket me cokollate, ose suffleete fantasike ose cfare do lloj ...

Tershere e nates.

Te gjithe e dine qe mengjesi eshte nje nga momentet me pertace te dites. ...

Krem çokollatë me Kahlua

Krahas ëmbëlsirave me pullë jeshile, pra të konsumueshme edhe nga fëmijë (siç është e ...

Kanë Margarita pak spicy me kastravec

Buddha cfare vape! A eshte normale? Ne mes te shkurtit duhet te benim namin ...