Tapas: Gambas Al Ajillo | Karkaleca me Hudhra super te thjeshta

Post fundjaves te tejmbushur me mish te pafundem (eshte nje definçence e jona – teprica dhe ekstreme neper festa) eshte mire te kalojme ne nje gje me ndryshe.

I keni parasysh tapas? Gambas al ajillo ose Karkaleca me Hudhra eshte nje nder pjatat kryesore te kuzhines spanjolle. E sherbyer zakonisht ne pjeset qendrore dhe jugore te spanjes. Me qene se ne dashkemi te eksplorojme keto dite edhe sikur po na afrorhet pranvera, pse mos t’i shkojme pak pas qejfit vetes?

Perberesit:

  • 4 luge Vaj ulliri
  • 29 hudhra te prera holle
  • 20 karkaleca te medhenj te qeruar
  • 1 spec te kuq djeges te thare I shtypur
  • 2 luge konjak skenderbeu
  • kripe
  • majdanoz te prere holle

Pergatitja

  • Ne nje tigan te madh ne rende, me zjarr te mesem, nxehni vajin, dhe ne momentin qe eshte nxehur mire, shtoni hudhren deri sa te skuqen. Trazojini gjate gjithe kohes qe te mos digjen, se ndryshe do marrin nje shije te cuditshme.
  • Shtoni karkalecat, dhe specin e skuq dhe skuqini, duke I trazuar gjate gjithe kohes (do doje rreth 2 minuta, shtoni konjakun dhe duke e trazuar gjate gjithe kohes per rreth 1 minute.
  • Marinojini me kripe dhe sherbejeni me majndanoz te prere holle

Do ju keshilloja ta shoqeronit me nje roze te ftohur – hudhrat ama, ne kete setting( 😉 ), duhet te pergjysmohen dhe te priten me holle, qe te mos vdisni njerezit verdalle dmth 😛

Enjoy

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

Ads

You May Also Like

Pop up receta – E kuqja e vezёs

Jam rritur me kёtё recetё dhe ende e dashuroj. Vetёm e modifikova duke shtuar ...

Petulla amerikane me çokollatë

Këto petulla të fryra, të buta, me vrimë në mes dhe me çokollatë përsipër ...

Luftë Cheesecake-sh/ Cheesecake japonez

Pas recetës së thjeshtë të cheesecake-ut amerikan, na vjen keq t’ju themi që keni ...

Jemi shqiptare, por hame si franceze

Ne botekuptimin tone alla shqiptarce, francezet jane ata njerezit teper te rafinuar, qe levizin ...

Sorbeto me mjedër

E dimë që është dimër, por jemi të mendimit që sorbetoja nuk njeh stinë. ...