Njerëzit ndahen në 2 kampe kur vjen puna te majoneza. Unë personalisht hyj te kampi që nuk e konsumoj, megjithëse duhet të jem e sinqertë dhe të pranoj që sa herë më ka rastisur majoneza në një sanduiç, pa dijeninë time, sërish më është dukur e shijshme. Kryesisht ama, e shmang si ushqim.

Megjithatë, Delicious është për të gjithë. Nëse jeni fans #1 i majonezës dhe doni ta provoni njëherë ta gatuani në shtëpi, jeni me fat, sepse është mjaft e thjeshtë në përgatitje, dhe aq e shëndetshme saç mund të jetë majoneza, të paktën ky version i bërë në shtëpi është më i sigurt se çfarë shitet nëpër dyqane.

Kujdes: Mbajeni këtë majonezë maksimalisht deri në 2-3 ditë në frigorifer.

Për më tepër receta salcash, klikoni këtu.

Përbërësit
2 të verdha vezësh
1 lugë mustardë
200 ml vaj ulliri
lëng limoni
kripë

Përgatitja
1. Në një tas të vogël përzieni bashkë të verdhat e vezëve me mustardë. Rrihini për 30 sekonda derisa të bëhen kremoze.
2. Shtoni vajin e ullirit pikë mbas pike, gjithnjë duke rrahur, derisa kremi të nisë të trashet. Shtoni më pas vajin e mbetur në një rrjedhë të ngadaltë ndërsa rrihni, derisa të mbarojë dhe majoneza të jetë trashur.
3. Hollojeni paksa majonezën me pak lëng limoni, duke e përzier, më pas rregullojeni me kripë sipas dëshirës tuaj. Mbajeni majonezën në një kavanoz të mbyllur në frigorifer.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Simple Dominican Yellow yummy Rice

When I say Dominican I think of Punta Cana, beautiful beaches, filled with crazy ...

Linguine Aglio Olio (vaj dhe hudhra)

Linguinet Aglio-Olio (ose Lignuine me vaj dhe hudhra – qe ne rastin konkret jane ...

Kalcone (Pica e palosur)

Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, ...

Domate të mbushura greke

Kemi dhënë recetën për kunguj të mbushur, dhe kemi dashur prej kohësh t’ju japim ...

Ide Shën Valentini: Oysters (gocë deti)

Njihen si ushqim delikat dhe fantastik në shije, por sidomos si afrodiziak për njeriun, ...