Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e kemi postuar këtu, por ja që s’janë e njëjta gjë. Pjata e sotme përmban vetëm dy perimet kungull dhe domate, ndërkohë që Ratatouille është më i larmishëm dhe ka më tepër teknikë. Nga ana tjetër, nëse doni një recetë të thjeshtë dhe gatim të shëndetshëm, tava me domate dhe kunguj i plotëson të dyja këto kritere.

Në Francë ka një tavë specifike për këtë gatim që quhet tian, që në fakt është një tavë balte e vogël. Nëse ju ndodhet një tavë e tillë e ngjashme, fantastike, por edhe nëse jo, çdo tavë pjekjeje bën punë.

Kjo është e disata recetë franceze që postojmë, ndaj ndjejmë se duhet hapur një rubrikë e re me këto receta. Rubrikën me receta franceze mund ta gjeni duke klikuar këtu. Mos u merakosni, janë më të thjeshta seç mendoni!

Përbërësit (për 4 persona)
1 lugë vaj ulliri
1 qepë e madhe e prerë në feta
1 thelb hudhër, grirë imët
450 gr domate (preferohen të vogla dhe të një madhësie)
450 gr kunguj të vegjël
1 lugë çaji rigon
2 lugë djathë kaçkavall i grirë
kripë, piper sipas dëshirës

Përgatitja
1. Ndizeni furrën në 180 gradë. Në një tigan nxehni vajin e ullirit, dhe gatuani fetat e qepës dhe hudhrën derisa të zbuten dhe të artësohen. Kalojini qepët në fundin e një tave të vogël për pjekje.
2. Pritini domatet në feta rreth 7-8 mm secila, të barabarta. Nëse domatet janë të mëdha, pritini fetat në dysh.
3. Pritini kungujt në feta rreth 1 cm të trasha.
4. Rregullojini fetat e kungujve dhe domateve në tavë mbi qepët, duke i alternuar sipas dëshirës. Gjithmonë mund edhe t’i vendosni mbi njëra-tjetrën pa i rregulluar në mënyrë të caktuar. Spërkatini njëtrajtësisht me rigon, djathin kaçkavall të grirë dhe kripë & piper. Hidhuni sipër pak vaj ulliri, pastaj piqini në furrën tashmë të nxehtë për rreth 25 minuta.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Krem me fruta pasioni

Një frut jo fort i përhapur në Shqipëri, fruti i pasionit meriton vëmendjen dhe ...

Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa ...