Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe i shtojmë në tryezë sa herë afron vera. Nuk kanë si mungojnë, në fund të fundit: Janë të shijshme, të thjeshta në përgatitje dhe mund të konsumohen edhe me një sallatë të thjeshtë për ta quajtur drekën të mbyllur, pa marrë shumë kalori. Nëse doni të dini se si gatuhen midhjet me guaskë të zezë, klikoni këtu.

Një “kushëri” i midhjeve të mësipëme janë një version më i vogël i tyre, me guaska në ngjyra që variojnë nga krem në kafe dhe që me siguri ua keni dëgjuar emrin: midhjet vongole.

Madhësia e tyre i bën më të përshtatshme për t’u përdorur në spageti, se sa simotrat e tyre më të mëdha. Megjithatë, nëse doni t’i konsumoni midhjet vongole fare thjesht, të ziera në verë të bardhë, është sërish një zgjedhje fantastike.

Nëse doni të shihni më tepër receta gatimesh deti, klikoni këtu.

Përbërësit (për 6 persona)
2 kg vongole me guaskë
12 lugë vaj ulliri
2 qepë mesatare të grira
250 ml verë e bardhë
60 ml ujë i vluar
kripë, piper sipas dëshirës
2 lugë majdanoz i grirë
1 thelb hudhër i shtypur (opsinal)

 

 

Përgatitja
1. Vërini midhjet në ujë të ftohtë për 1 orë, pastaj shpëlajini me ujë të rrjedhshëm. Eliminoni midhjet e thyera, ose ato që janë hapur.
2. Në një tigan të madh fërgoni lehtë qepët në vaj ulliri. Shtoni midhjet, më pas verën, dhe në fund ujin e vluar. Hidhni kripë e piper sipas dëshirës.
3. Ziejini për 15 minuta midhjet me kapak të mbyllur. Si të mbarojë zierja, hiqini mënjanë midhjet që nuk u hapën. Shtojuni midhjeve të tjera majdanozin dhe thelbin e hudhrës nëse e dëshironi.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Oriz I verdhe Domenikane per te lepire gjishtat

Kur them Domenikane, mendoj per Punta Cana, plazhet fantastike, te mbushur me amerikanet e ...

Darka e krishtlindjeve

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Fiksimi Peanut Butter: Biskota me Gjalp Kikirikesh

Ok, kur vjen puna per embelsira, une jam pakez skeptik dhe kam disa probleme ...

The childish reincarnation of a fully grown adult “SMORES Sandwiches”

Who doesn’t like SMORES? Who doesn’t like sandwiches? Who doesn’t like toast? FYI – ...

Si te gatuajme Frikase – Supa superiore

Koncepti I frikasese perfshin nje super te thjeshte me pule dhe perime qe u ...