Në këtë vapë të nxehtë që ka pushtuar qytetin, që në qershor, imagjinoni më vonë, duhet gjetur shpëtim te ushqimet e freskëta, të thjeshta në përgatitje dhe të lehta për stomakun tonë. Nuk duam që mundi i palestrës të na shkojë dëm, në fund të fundit.

Nëse mendojmë një ushqim të thjeshtë në përgatitje dhe të lehtë në shije, me siguri supa është gjëja e parë që vjen ndërmend. Megjithatë, në stinën e verës nuk mund të zgjedhim supë me oriz apo makarona të vogla, sepse duhet diçka më e freskët dhe kremoze. Supa me domate është gjithnjë një zgjidhje fantastike, si në shije, ashtu edhe në vlera ushqyese.

Nëse jeni të interesuar për më tepër receta supash, mund t’i gjeni duke klikuar këtu.

Përbërësit (për 4 persona)
1 lugë vaj ulliri
1 qepë mesatare, e grirë
1 karrotë, e grirë
2 thelpinj hudhër, të grira
1 kg domate të pjekura mirë, të qëruara dhe të prera në katër
1/2 lugë çaji trumëz e tharë
1/2 lugë çaji borzilok i grirë
1 gjethe dafinë
3 lugë krem pana ose kos
kripë dhe piper

Përgatitja
1. Nxehni vajin e ullirit në një tigan të thellë. Shtoni qepën dhe karrotën dhe fërgojini për 3-4 minuta, derisa të zbuten, duke përzier vazhdimisht.
2. Shtoni domatet, hudhrën dhe erëzat. Përziejini mirë. Ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë me kapak sipër, për 30 minuta, duke përzier vazhdimisht.
3. Kalojini domatet në një procesor ushqimesh ose shtypini në një sitë, derisa të bëhen krem.
4. Në të njëjtin tigan, shtoni panën ose kosin te kremi i domateve, kripë dhe piper sipas dëshirës dhe përziejini mirë. Ngroheni sërish supën edhe për pak minuta, derisa pana ose kosi të inkorpohen mirë. Shërbejeni supën të ftohtë.

Mund ta shoqëroni supën me feta buke të skuqura në gjalpë, ose ta prisni bukën në kubikë dhe t’ia shtoni supës.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tavë me domate dhe kunguj

Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e ...

Troftë me bajame

Kjo është një recetë që e kam marrë nga një libër kuzhine franceze, dhuratë ...

Si te gatuajme Frikase – Supa superiore

Koncepti I frikasese perfshin nje super te thjeshte me pule dhe perime qe u ...

Koncetrat Limoni me Xhinxher

Eshte bere nje gje super e famshme keto kohe ne fakt uji me kastravec, ...

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...