Brownie me dopio çokollatë

“Të hash e të vdesësh”… dhe nuk ka gjë që të shkakton vdekje më të lumtur se çokollata, sidomos dyfishi i saj! Nuk duam t’ju trembim, por brownie-t e sotëm me dopio çokollatë flasin vetë, që nga emri i tyre!

Brownie-t e zakonshëm janë të shijshme mjaftueshëm, por për një ngjyrë të errët çokollate të brownie-ve dhe nëse çokollata nuk është kurrë mjaftueshëm për ju, brownie-t me dopio çokollatë mund të kënaqin më në fund nepsin tuaj për këtë produkt që s’ka të dytë.

E kuptojmë që është punë me zarar t’i gatuash këto brownie tani në verë, kur supozohet të kesh një trup në top-formë, por çfarë dëmi katastrofik shkakton një apo dy copa brownie në ditë? Bëni fotot sexy për Instagram dhe në mbrapaskenë merrni veten me të mira me një katror ëmbëlsire. Edhe modelet e bëjnë!

Përbërësit (për 4-5 persona/~20 copë)
200 gr çokollatë kuzhine që shkrihet
125 gr gjalpë
200 gr sheqer
2 vezë
125 gr miell
gjysmë pakoje standarde maja pluhur

Përgatitja
1. Merrni një tavë pjekjeje drejtkëndore dhe visheni me letër furre.
2. Shkrini në banjomari (tas rezistent sipër një tenxhereje me ujë që vlon, pa prekur ujin) 120 gr çokollatë bashkë me gjalpin.
3. Si të jetë shkrirë çokollata me gjalpë, shtojuni me radhë duke rrahur gjithnjë sheqerin, miellin, majanë dhe vezët. Përziejeni derisa të përftoni një masë homogjene, pa u fryrë.
4. Hidheni masën në tavën e përgatitur më parë dhe futeni në furrë me 160 gradë për afro 25 minuta. Kontrolloni pjekjen me një kunjë dhëmbësh; zhyteni dhe nxirreni, dhe nëse kunji del i pastër, brownie-t janë gati.
5. Nxirrini brownie-t nga furra dhe sa është janë të nxehtë, spërkatini me çokollatën e mbetur thërrmuar në grimca, të përhapur kudo njëlloj. Mund edhe ta shkrini çokollatën dhe t’i mbuloni brownie-t me të. Pas pak minutash ftohjeje, pritini brownie-t në 20 katrorë.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Spaghetti alla Nerano – Pasta me kungulleshka verore

Ne piken ku kungulleshkat jane teresisht te frekseta dhe ngelen nje nder perimet e ...

Pjata te shendetshme nga lindja: Sallata Fatush

Si per jave te mbare nje sallate persembari. E ardhur nga lindja e mesme ...

Banane me çokollatë & sprinkles

Gjithmonë duam rezultatin më të mirë me mundin më të pakët, dhe gatimi nuk ...

Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte ...

Pule me qiqra, spinaq dhe xhinxher super e bute sic e ben india

Sot folem per Lindjen, ku ka me mire se sa orienti… Specialiteti I dites ...

Aperol Spritz me Grapefruit & Vodka

Nje nder aperitivet kryesore italiane dhe nje nder gotat e preferuara edhe neper baret ...