Këtë recetë e kam hasur në një libër me receta greke, sepse afërmendsh, nuk ka mjeshtra më të mirë se grekët, që dinë ç’të bëjnë me ushqimet e tyre të detit! Tani që vera është në fillimet e saj, duhet të mendojmë më tepër për të pasuruar tryezën tonë me çfarë ka deti për të ofruar, nëse nuk e kemi bërë gjatë stinëve të tjera të vitit.

Nëse jeni si unë, që anoni më tepër nga frutat e detit se sa nga peshku, kjo recetë është për ju. Vërtet peshku është i shijshëm, i shëndetshëm e më the, e të thashë, por besoj se më kuptoni kur them se shija e tij është tejet neutrale, dhe kërkoj diçka me më tepër “kick” për qiellzën time. Frutat e detit e plotësojnë gjithnjë këtë kërkesë, dhe sidomos një pjatë e veçantë, si kallamarët e mbushur.

Nëse jeni të interesuar për më tepër receta gatimesh deti, klikoni këtu.

Përbërësit (për 5-6 persona)
1 ½ kg kallamarë të mëdhenj
1 filxhan oriz
2 qepë të grira
10 lugë vaj ulliri
½ gote verë e bardhë
1 tufë majdanoz i grirë
kripë, piper

Përgatitja
1. Pastroni kallamarët, hiqjuni kockën, sytë dhe pjesët e forta dhe lajini mirë.
2. Prisni tentakulat e kallamarëve në pjesë të vogla dhe skuqini në tigan me 5 lugë vaj bashkë me qepët, derisa tentakulave t’u shterojë lëngu dhe qepët të zbuten dhe marrin ngjyrë disi të artë.
3. Shtoni në tigan orizin dhe përziejeni për 1 minutë, më pas shtoni verën e bardhë, për ta zier paksa, pa avulluar të gjithë verën. Shtoni ¾ e majdanozit të grirë, kripë e piper sipas shijes tuaj dhe ziejini edhe për 2-3 minuta. Hiqini nga nxehtësia.
4. Mbushni kallamarët me këtë përzierje deri në ¾ e tyre, duke lënë vend kur orizi të fryhet. Mbyllni grykët e kallamarëve me një kunjë dhëmbësh.
5. Shtrojini kallamarët me vajin e mbetur të ullirit në një tigan të gjerë dhe skuqini për pak nga secila anë, sa t’u jepni ngjyrë. Mbushni tiganin me ujë derisa t’i mbuloni kallamarët në ¾ e tyre, ulni nxehtësinë, vendosuni kapak dhe lërini të ziejnë. PS: Mund të zgjidhni t’i zieni edhe në salcë domatesh, por kjo është receta bazike për kallamarë të mbushur, për të qëndruar krejtësisht te shija e tyre.
6. Shërbejini të plotë ose të prerë në rrathë të trashë, pasi t’u keni hedhur sipër pjesën e mbetur të majdanozit.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Akullore me banane

Si te pergatisim akullore me banane.

Akullore me vetem nje perberessssss: Banane. Problemi me i madhe qe ne kemi me ...

Pankakes me kos dhe shege

Pankakes, petulla, whatever – I quajme si te doni. Te preferuarat e mija jane ...

Receta bazike: Pandispanja

Kemi dashur të ndajmë disa receta tortash me ju, por fatkeqësisht krahas recetës së ...

French Toast i mbuluar me djath krokant

Duke u fokusuar ne pertacine qe karakterizon shiu, sot kam nje rekomandim aq te ...

Sallate citrike me portokalle, mango dhe bajame

Nje super kombinim per kete fundjave qe parashikohet ekstrem vape. Mjafton te them qe ...