Nga të gjithë reçelnat që përgatit ime më, dhe ajo bën vërtet shumë, sepse është e dhënë pas metodave të vjetra të përgatitjes së ushqimit, të preferuarit e mi janë reçeli i qershisë dhe reçeli i manaferrës. Nuk është ende koha e manaferrave, ndaj fokusohemi fillimisht te qershitë dhe se si mund të nxjerrim prej tyre një reçel fantastik, tërësisht natyral, pa qenë nevoja të blini reçelna të konservuar dyqanesh.

Këtë vit, ime më bëri plot 6 kilogramë qershi reçel. Një masë e tillë mbush 2 kavanoza të mëdhenj plot 2 kg dhe 1 kavanoz më të vogël. Ju, sidoqoftë, niseni me 2 kilogramë qershi, pasi mos harroni, duhet edhe t’u hiqni bërthamat. Nuk kemi dëshirë që t’ju mërzitet receta e ta lini në gjysmë.

Masat janë të tilla: Për 2 kg qershi, duhet 1 kg sheqer. Mund t’i shtoni qershive edhe gjysmë gote ujë, por ime më këmbëngul se nuk është e nevojshme, pasi qershitë e lëshojnë vetë lëngun e tyre. Sidoqoftë, nuk është se e matim ujin me pikatore, apo jo? Sidomos kur bëhet fjalë për gjysmë gote!

 

Përbërësit
2 kg qershi, me bërthama të hequra
1 kg sheqer
gjysmë gote ujë

 

 

Përgatitja
1. Në një tenxhere të madhe hidhni qershitë, shtojuni sheqerin dhe gotën e ujit dhe vërini të vlojnë në zjarr të avashtë. Përziejini herë pas here, që të mos ngjisin në fund.
2. Duhet që qershitë të lëshojnë lëng dhe lëngu të trashet, por pa u errur tepër, pra sheqeri nuk duhet karamelizuar. Qershitë duhet të fishken.
3. Zierja e tyre mund të dojë rreth 1 orë. Kur reçeli të bëhet gati, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet plotësisht, me kapak të hapur. Fusni reçelin në kavanozë të larë dhe të thatë, të cilët s’duhet të kenë aspak ujë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Drejt e nga Brazili: Brigadeiro!

Historitë e ndryshme në internet tregojnë se këta toptha çokollate që ta bëjnë me ...

Oriz I verdhe Domenikane per te lepire gjishtat

Kur them Domenikane, mendoj per Punta Cana, plazhet fantastike, te mbushur me amerikanet e ...

How to cook a steak

Simply put – there is nothing like a great freaking steak cooked wonderfully. Follow ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...

Sallate me pule, patate dhe pomodorini

Receta e sotme, eshte super e thjeshte dhe e shendtshme. Do ju duhen disa ...