Si të përgatisim karamele “Haribo”

E para mbi të gjitha, gëzuar 1 qershorin! Kam vite që nuk e festoj më këtë festë, pasi s’ma lejon mosha, por asgjë nuk më ndalon të vazhdoj të shijoj të njëjtat ëmbëlsira e karamele që preferoja kur isha fëmijë. Njëra prej tyre, siç mund ta merrni me mend nga titulli i postimit, janë padyshim karamelet e buta “Haribo”.

Nuk di si mund të përkthehet “gummy candy” në shqip, njëkohësisht duke ruajtur dëshirën tuaj për t’i ngrënë, pasi “karamele gomë” s’më duket emri më i përshtatshëm. Nga ana tjetër, këto karamele i njohim të gjithë me emrin “Haribo”, ashtu siç mund të njohim kruasantin me emrin “Molto”.

Sado të mira të jenë “Haribo”-t e dyqanit, mbeten ushqime të paketuara, me sheqerin e dynjasë, siç do thoshte ime më. Por mos ua mbani larg fëmijëve tuaj këtë 1 qershor një snack kaq të shijshëm. Ne do t’ju tregojnë se si të përgatisni “Haribo” fare të shëndetshme, me lëng frutash. Nëse mund të gjeni stampa me formë arushi, do të ishte perfekte, por si gjithmonë, mund të përdorni edhe stampa akulli, të cilat vijnë në forma të ndryshme: yje, rrathë, xhevahire, zemra, guaska etj.

 

Për ngjyrat e ndryshme të Haribove mund të përdorni frutat e mëposhtme (një frut ose miks frutash):
E kuqe: Luleshtrydhe, qershi, mjedra, shalqi
Portokalli: Portokall, karota, pjeshkë, mango, papaja
E verdhë: Dardhë e verdhë, mollë e verdhë, limon. Lëngu i limonit kërkon edhe sheqer.
Lejla: Manaferra, boronica, rrush i zi
E gjelbër: Rrush i bardhë, mollë jeshile

 

Përbërësit
350 ml lëng i freskët fruti, sipas dëshirës tuaj, që e keni shtrydhur vetë
4 lugë xhelatinë pluhur
2-4 lugë mjaltë
PS: Mund të shtoni edhe tableta vitaminash, si vitaminë C, të bëra pluhur në mikser

Përgatitja
1. Hidhni lëngun në një tenxhere të vogël. Spërkasni xhelatinën sipër (mos e hidhni të gjithën në një vend) dhe prisni pak sa të thithet prej lëngut, pasi do të tkurret. Kur të jetë tkurrur paksa, përziejeni mirë me lugë druri që të thithet tërësisht prej lëngut të frutave.
2. Vendoseni tenxheren në nxehtësi mesatare mbi sobë. Duhet ta ngrohni lëngun, pa e zier atë, që xhelatinë të shkrijë tërësisht. Lëreni në sobë për rreth 5-8 minuta, duke e përzier çdo 1-2 minuta. Lëngu do të bëhet i hollë dhe si shurup. Shtoni edhe mjaltin dhe vitaminat, nëse doni, dhe përziejini mirë.
3. Derdheni lëngun në stampë, duke pasur kujdes të mos e derdhni. Për lehtësi mbushjeje, lëngun mund ta hidhni në një enë me grykë të ngushtë, siç janë mbajtësit e ketchup-it dhe mustardës, nëse ju ndodhen.
4. Vërini stampat në frigorifer për rreth 2-3 orë. “Haribo”-t do të dalin lehtësisht nga forma.
Mbajini karamelet në një kuti në frigorifer, për maksimalisht 2 javë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota krokante me cokollate dhe arre kokosi

Pёrbёrёsit 500 g Corn Flakes 250 g Gjalpё 100 g Sheqer tё kaftё 150 ...

Kure Hangoveri: Bacon, Veze dhe djathe alla francezet

E dini qe eshte e premte? Dhe java ka ikur ekstrem shpejte? Teorikisht eshte ...

Fetuchine me kerpudha, asparag dhe parmixhano

Keto recetat gatimi jane aq te thjeshta edhe pse duken sikur cfare jane…e rendesishme ...

Biskota me portokall

Si  dimër që është, na duhet e gjithë vitamina C e mundshme. Nuk është ...

Patate krokante të furrës

Patatet në furrë, në modelin normal, janë kryesisht si të zjerra dhe të buta. ...