E njohim piten më së tepërmi sepse jemi popull i dashuruar mbas sufllaqes, por vetë pitja është fantastike për t’u shoqëruar qoftë edhe me djathë, apo për të ndërtuar një version tuajin të sufllaqes, me mish, perime dhe xaxiq. Edhe sikur të preferoni thjesht ta hani thatë, ju kuptojmë plotësisht.

Jo vetëm që pitja është e shijshme, por është edhe mjaft argëtuese për t’u përgatitur. Normalisht, do t’ju duhet të bëni brumin e saj, të prisni sa të fryhet, ta shtrini e t’i jepni formë rrethore dhe – surprizë – për ta pjekur piten, mjafton vetëm ta vendosni në një tigan të nxehtë nga secila anë! Por le t’i marrim gjërat me radhë.

Deri diku mund t’ju duket se jeni duke përgatitur brum pice (receta e të cilit ndodhet këtu), dhe s’e keni gabim, pasi përbërësit i kanë të njëjtë, por metoda e përgatitjes është paksa e ndryshme. Ju ngelet juve në dorë të zgjidhni nëse jeni në humor për një picë klasike italiane, apo për pite të mbushura si një darkë e shijshme dhe e bollshme.

 

Përgatitja (për 8 pite të mëdha)
1 paketë (standarde 7 gr) maja birre
230 ml ujë i vakët
400 gr miell
2 lugë vaj ulliri
1 dorë kripë

 

 

Përgatitja
1. Në një tas hidhni majanë e birrës, ujin e vakët dhe 130 gr miell, dhe përzieni gjithçka derisa të njëtrajtësohet. Lëreni tasin mënjanë për 15-20 minuta. Përzierja do të formojë fllucka të vogla dhe do të duket si qull. Shtoni vajin e ullirit dhe kripën, dhe përziejini mirë.
2. Shtoni miellin e mbetur gradualisht duke përzier, që të formohet brumi i piteve. Rriheni derisa brumi të marrë formë. Nëse është shumë i ngjitshëm, shtoni më tepër miell. Punoni brumin për plot 10 minuta, derisa të ketë sipërfaqe të butë dhe të mos ngjisë tepër.
3. Të njëjtin tas lyejeni me disa pika vaj ulliri, vendosni në të brumin e përgatitur dhe mbulojeni me letër alumini. Duhet ta lini të dyfishohet në përmasa, gjë që do rreth 2 orë.
4. Shtypeni brumin që t’i nxirrni ajrin dhe shtrijeni me duar në një sipërfaqe të bërë me miell, duke i dhënë formë drejtkëndore, për ta ndarë më pas në 8 kuadrate të vegjël, që do të jenë pitet. Mblidhini kuadratet në toptha të vegjël, të cilët do t’i lini mënjanë të mbuluar me letër plastike për 30 minuta.
5. Në një sipërfaqe me miell, merrni secilin topth dhe shtrojeni me petës në formë rrethore. Merrni secilën pite një nga një dhe vendosini në një tigan të lyer lehtë me vaj ulliri, në flakë mesatare në të fortë. Hidhni mbi të piten, dhe piqeni nga secila anë për 2-3 minuta. Do të shihni që pitet mund të fryhen, sepse u krijohen xhepa ajri të nxehtë në to. Kështu, mund t’i shtroni piteve përbërës sipër, ose mund t’i çani ato dhe t’i mbushni në mes.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Salcat: Majonez me sriracha

Ne jeten tone (ose te pakten timen) nje pjese e rendesishme jane salcat qe ...

Tarta të vogla me çokollatë

Mendonim t’ju jepnim recetën e një ëmbëlsire nga Franca, tejet të bukur në pamje, ...

Darka e krishtlindjeve

Si te gatuajme per Darken e Krishtlindjes.

Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ...

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...