Këto vezë luksoze flasin vetë për shijen e tyre, ndaj nuk dimë se sa mund të themi për t’ju bindur që të provoni t’i gatuani. Me siguri fotoja e ka bërë të gjithë bindjen!

Po e japim në mesin e javës recetën e vezëve Benedict me simite, proshutë Parme dhe më e rëndësishmja, salca Hollandaise, për t’u përgatitur shpirtërisht që tani, sepse nuk do t’ju gënjejmë, vezët Benedict nuk janë aq të thjeshta në përgatitje.

Mund të duket se vështirësia qëndron te zierja e vezëve si lëmsha të bardhë, por në fakt, salca Hollandaise është ajo që e “make or break” këtë gatim të mrekullueshëm. Provoni këto ditë të gatuani vezët dhe salcën Hollandaise nga pak, për finalen e madhe në një mëngjes të shtune apo të diele, ose të dyja bashkë! Nuk ka mëngjes më perfekt për të festuar fundjavën.

Nëse jeni mërzitur me vezë të zakonshme dhe doni stile të reja gatimi të tyret, klikoni këtu.

 

Përbërësit
4 vezë të mëdha
2 simite
4 feta proshutë Parme (nëse preferoni, mund të zgjidhni edhe pançetë të skuqur)
salcë Hollandaise (receta ndodhet këtu)

 

Përgatitja
1. Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë dhe verëni të ziejë.
2. Katër vezët hapini në 4 filxhanë të ndryshëm. Simitet ndajini përgjysmë dhe thekini. Proshutën e Parmës mund ta lini siç është, ose ta skuqni derisa ta thekni pakëz.
3. Kur uji të ziejë, trazoni ujin që të formoni një vorteks, dhe rrëshqisni brenda 1 vezë. Veza do të ngecë në trazirën e ujit dhe do të rrotullohet, derisa të formojë një masë të qëndrueshme me të bardhën e saj. Lëreni të gatuhet për 2-3 minuta, më pas hiqeni me një lugë me vrima kulluese për të lejuar kullimin e ujit. Do të ngjajë si top mocarele.


4. Përsërisni hapin e mësipërm me vezët e mbetura, duke trazuar ujin për secilën prej tyre.
5. Mbi simitet e thekura vendosni pak salcë hollandaise, proshutë Parme të mbledhur për të qendruar brenda simites, vendosni vezën dhe shtroni mbi vezë salcën hollandaise.

Do të merrni kështu 4 simite të mrekullueshme me proshutë, vezë dhe atë salcën fantastike ngjyrë të artë që mbyll gjithçka për bukuri.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Molle me qershi dhe musli te karamelizuara

E keni parasysh qe jeni ngref per nje gje te embel? Dhe nuk dini ...

Toasted lunch getaway – Beef, veggies and provolone sandwich

Lets say that you are working on Saturday and need something easy and as ...

Quinoa Tabbouleh

Duke u pergatitur per veren eshte e rendesishme te marrim vlerat ushqimore te nevojshme ...

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...

Drejt e nga Brazili: Brigadeiro!

Historitë e ndryshme në internet tregojnë se këta toptha çokollate që ta bëjnë me ...