Në recetat bazike që kemi dhënë deri më sot, nuk ka si mungon një nga ushqimet më klasike në botë, siç është pica, apo më mirë brumi i saj. Nëse nuk doni të porosisni gjëkundi, nuk keni rrugëzgjidhje tjetër, përveçse t’i hyni vetë brumit nga e para.

Mos t’ju shkojë ndërmend të gatuani pica nga kutitë e gatshme të ngrira që shiten nëpër supermarkete – jam e sigurt që italianët e quajnë vepër penale një veprim të tillë. Për më tepër, mund ta merrni me mend se çfarë shije mund të ketë.

Brumi i picës ka përbërës tejet të thjeshtë dhe është mjaft qejf ta punosh. Nëse ndonjë ditë ndiheni të inatosur me diçka apo dikë, s’ka si brumi i picës për terapi anti-stres. Ju duhet vetëm të prisni që brumi të dyfishohet në përmasa.

Për më tepër receta bazike, klikoni këtu.

 

Përbërësit (për 4 persona)

14 gr maja pluhur

1 lugë sheqer kaf pluhur

325 ml ujë i vakët

500 gr miell

1 lugë kripë

4 lugë vaj ulliri

 

Përgatitja

  1. Vendoseni majanë dhe sheqerin në një tas të vogël. Shtoni ujin e vakët dhe përziejini derisa të tretet plotësisht. Lëreni mënjanë për 10 minuta.
  2. Hidhni miellin dhe kripën në një tas të madh. Hapni një vrimë në mes të miellit dhe shtoni vajin e ullirit, ndjekur nga uji me maja, duke përzier me lugë. Përziejini mirë derisa të mblidhet i gjithë mielli e të bëhet brumë.
  3. Formoni një topth brumi dhe vendoseni mbi një sipërfaqe pune të bërë me miell. Shtypeni me kurrizin e duarve për ta hapur pak, kapni një cep brumi, paloseni dhe shtypeni prapë. Punojeni kështu brumin për rreth 5-10 minuta derisa të zbutet.
  4. Vendoseni brumin në një enë të pastër dhe mbulojeni me pëlhurë. Lëreni derisa të dyfishohet në përmasa. Shtypeni me grusht për t’i nxjerrë ajrin, punojeni dhe për 1-2 minuta.
  5. Hapeni brumin në një sipërfaqe me miell dhe jepini formën rrethore që doni. Kini parasysh që është për 4 persona, ndaj do t’ju dalë brum mjaft i madh. Më mirë të bëni 4 pica individuale, ose përgjysmoni përbërësit. Shtypni anët për t’u dhënë volum dhe që të krijohet një hapësirë më e ulët në mes të brumit për përbërësit. Lëreni mënjanë për 10 minuta në tavën e pjekjes para se t’i shtroni garniturën.

PS: Për garniturën zgjidhni çfarë përbërësish të dëshironi, pa harruar salcën klasike të domateve (mund të ndiqni këtë recetë). Piqeni picën në 250 gradë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...

Crème brûlée (Krem i djegur)

Është e pamundur të mos e keni hasur këtë ëmbëlsirë! Mund ta keni parë ...

Pufka me djathë Parmixhan

Këto pufka më kujtojnë disa “qofte” me djathë, që i marr sa herë ndaloj ...