Domate të mbushura greke

Kemi dhënë recetën për kunguj të mbushur, dhe kemi dashur prej kohësh t’ju japim edhe recetën e një tjetër tave me perime të mbushura. Jo, nuk janë specat, e as patëllxhanët, por domatet. Siç do ta zbuloni, mund të jenë një enë mbajtëse mjaft e shijshme për mbushje. Në fund të fundit, ku futet domatja në mes, çdo gjë bëhet më e mirë! Edhe më të vegjëlit në moshë vështirë t’i bëjnë naze, siç mund t’i bëjnë kungullit apo patëllxhanit.

Normalisht, mbushja përfshin mish, por edhe salcë beshamel, recetën e së cilës e kemi bashkangjitur më poshtë. Zakonisht shërbehet edhe si meze, por kjo recetë vjen me paralajmërimin “Një domate e mbushur shërbehet si antipastë, dy shërbejnë si pjatë e parë”. Mishi është “fajtori” në këtë mes.

Të gjithë përbërësit e tjerë të mbushjes janë tejet bazikë dhe me siguri ju gjendjen në kuzhinë, ndaj mund ta provoni këtë gatim që tani!

 

Përbërësit

6 domate të pjekura, por të forta

300 gr mish i grirë

1 qepë e grirë

250 ml salcë beshamel (receta ndodhet këtu)

1 gjethe dafinë

2-3 rrënjë karafili

gjysmë gote verë e bardhë

3-4 lugë vaj ulliri

kripë

 

Përgatitja

  1. Hiquni bishtat domateve, zbrazini nga farat dhe tuli, hidhuni pak kripë dhe vërini përmbys që të kullojnë.
  2. Në një tigan, skuqni qepën me vaj ulliri, shtoni mish, fërgojini pak sa të marrin ngjyrë dhe shuajini me verë të bardhë, përpara se të hidhni tulin e hequr të domateve.
  3. Shtojini përzierjes gjethen e dafinës dhe rrënjët e karafilit, provojeni për kripë dhe shtojini sipas shijes tuaj, ndërsa lini gjithçka të gatuhet në zjarr mesatar, duke përzier herë pas here, derisa të mpaket dhe të mblidhet.
  4. Me mbushjen e përgatitur mbushni domatet e qëruara, vendosini në një tavë pjekjeje dhe mbulojini domatet me salcën beshamel. Piqini në furrë me 200 gradë derisa të tkurren dhe lëshojnë aromën dhe shijen e tyre.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Simple Dominican Yellow yummy Rice

When I say Dominican I think of Punta Cana, beautiful beaches, filled with crazy ...

Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. ...

Gatuaj pa Receta Seria 4: Mengjes Vegan me kale dhe tempeh

Ok, une nuk jam vegan, te jemi realist, duket nga postimet e mija por ...

Salca tartar për fruta deti

Ndonëse mund të kemi dëgjuar për salcën tartar, nuk mund të themi që është ...

Qofte vegane Falafel

Me perhapjen e veganizimit, degjojme gjithnje e me teper “falafel, falalel”… po çfarë janë ...