E hasa këtë recetë me emrin Pula “Maryland”, dhe  ekziston vërtet një gatim i tillë, lidhur me shtetin Maryland në SH.B.A., por nuk është gjë tjetër veçse pulë e skuqur, siç mund të keni parë në lokalet “KFC”.

Me që ra fjala, si ju duket ajo pulë? E provova herën e parë që u hap një dyqan “KFC”, dhe ndonëse ishte me mjaft shije, nuk më shkon ndërmend se si mund të jetë nga ushqimet më të dashura dhe të konsumuara amerikane. Stereotipi i dashurisë së amerikanëve për gjërat e skuqura është i vërtetë, më besoni. Kanë edhe panaire kushtuar vetëm ushqimeve të skuqura tej për tej, si pulë, Oreo, shalqi dhe një tub gjalpë.

Por sidoqoftë, rikthehemi te pula. Vërtet nuk është nevoja t’ju themi që duhet ta konsumoni vetëm një herë në sa kohë, nëse ju dhimbset zemra juaj, ama s’mund t’ju lëmë edhe pa recetën e saj.

Ah, duhet t’ju themi edhe diçka: Pula “Maryland” zakonisht shoqërohet me banane të skuqura.

 

Përbërësit (për 4 persona)

4 kofshë pule të mëdha

1 vezë e rrahur

3 lugë qumësht

100 gr thërrime buke të thara

1 lugë çaji spec i kuq

½ lugë çaji pluhur hudhre (ose hudhër e shtypur)

vaj për skuqje

Përgatitja

  1. Në një tas të vogël kombinoni vezën me 3 lugë qumësht.

2. Në një tjetër tas, kombinoni thërrimet e bukës me specin e kuq dhe hudhrën.

3. Zhytni copat e pulës te veza, më pas rrotullojini në thërrime buke.

4. Mbushni fundin e tiganit me rreth 1.5 cm vaj, më pas skuqni copat e pulës me thërrime, derisa të marrin ngjyrë të artë dhe të skuqen tejpërtej. Thajini kofshët në letër kuzhine.

Ju bëfshin mirë!

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

si te gatuajme vegan

Bombe Proteinash Vegan

Nje nder gjerat e bukura te delicious eshte kryesisht e lidhur me recetat qe ...

Pasta alla Carbonara 🇮🇹

Carbonara eshte nje pjate Italiane, nga zona e Lazios, Rome, e cila eshte bere ...

Tartë “kokëposhtë” me mollë

Pas ëmbëlsirës së djeshme të çuditshme, “Ishujt lundrues”, bërë fund e krye me vezë, ...

Fundjava si Smoothie

Fundjava ne gote.

Fundjava niset ne menyre te perkryer me nje smoothie energjike. Ne nje mikser hidhni: ...

Rose, blueberries dhe burbon per #mePlisNeParis

#mePlisNeParis dhe per ne qe nuk do shkojme me raste do ti shohim ndeshjet ...

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...