Vite më parë, kur isha 15 vjeç, m’u desh të bëhesha zonj(ush)a e shtëpisë, pasi mamaja mori pak kohë pushim për të vizituar vëllanë e saj jashtë shtetit. Një muaj në shtëpi pa mamanë nuk më kishte rastisur ndonjëherë të rrija, por ajo i mori masat që një muaj përpara dhe më mësoi bazat e çdo pune shtëpie, që normalisht, përfshin edhe gatimin.

Nga gatimet e para që kam mësuar të bëj ka qenë peshku në furrë, me patate prerë hollë në formë rrethore, si patatina. Nuk do fort mend të kuptohet që nuk ka asgjë të vështirë në këtë mes; vështirësia mund të qëndrojë vetëm në pastrimin e peshkut, e sidoqoftë, shitësi i dyqanit ku e blini mund ta pastrojë vetë për ju.

Si gjithmonë, nëse e gjeni edhe ju veten papritur pa mamanë dhe ju duhen receta të thjeshta gatimi, klikoni këtu.

 

Përbërësit (për 4 persona)

  • 1 peshk i freskët deti (rreth 1.2 kg)
  • 1 lugëz rozmarinë e grirë
  • 1 lugëz majdanoz i grirë
  • 2 thelpinj hudhër të grirë
  • gjysmë limoni
  • kripë, piper
  • 4 lugë vaj ulliri
  • një fletë alumini për furrë

 

 

Përgatitja

  1. Ndizni furrën në 200 gradë. Pastroni peshkun nga të brendshmet, pastaj shpëlajeni dhe thajeni me letër kuzhine.
  2. Përzieni rozmarinën me majdanozin, hudhrën dhe 1 lugë vaj. Shtoni kripë & piper dhe mbusheni peshkun me këtë përzierje, nga pjesa e hapur e barkut dhe në sipërfaqe.
  3. Lani limonin dhe priteni në feta të holla. Shtrojeni brenda barkut të peshkut.
  4. Shtroni në një tavë letrën e aluminit dhe vendosni peshkun. Spërkatini vajin sipër e mbetur dhe mbyllni letrën.
  5. Futeni në furrën tashmë të nxehtë dhe piqeni për rreth 30 minuta, ose më tepër nëse është e nevojshme. Peshku duhet të bëhet kërc dhe si i tejdukshëm.

Normalisht, nëse dëshironi, mund ta piqni edhe me perime si karrota, patate, brokoli për t’i dhënë më tepër shije dhe aromë. Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (1)

  • Alba

    Nje gatim I shijshem por I shpejt!Kjo eshte ajo qe me pelqen.

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kalcone (Pica e palosur)

Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, ...

Toasted lunch getaway – Beef, veggies and provolone sandwich

Lets say that you are working on Saturday and need something easy and as ...

Tarator dhe tost me avokado

Tarator dhe tost me avokado.

Kur mendohet per ushqimin qe do konsumohet pas nje dite pune shumica jone perfundon neper ...

Te gatuash per veten: Seria 4 – Merr dreken me vete

Te marresh buke me vete, e thene ne shqip i jep nje konotacion aq ...

Caj me Turmerik dhe mjalte me veti anti-inflamantore

Post fluturimeve dhe 2 javeve intensive, trupi duket sikur eshte rrahur. Nje zgjidhje eshte ...