Pastat e të gjitha llojeve njihen dhe adhurohen në tërë botën, por Italia duhet falënderuar edhe për një tjetër lloj brumi me formë me të cilin e ka bekuar kulinarinë.

Ndryshe nga pastat e tjera, të famshmet njoki (gnocchi) bëhen me brum patatesh, dhe kanë shije më karakteristike. Për pasojë, duan vetëm një salcë të thjeshtë me gjalpë, për t’iu përshtatur shijes së tyre. Megjithatë, nëse doni të eksperimentoni me salca, epo… çlironi imagjinatën! Na thoni edhe ne po gjetët një kombinim vërtet të mirë!

Jo vetëm shija, por edhe forma e lezetshme e njokive, si jastëkë të butë, i bën të parezistueshme. Mund të nisni t’i bëni që në këtë moment, sepse me siguri keni çdo përbërës të nevojshëm për to në kuzhinën tuaj.

 

Përbërësit (për 4 persona)

750 gr patate

3 vezë

150 gr miell

kripë e piper

pak arrëmyshk

60 gr gjalpë

100 gr kaçkavall parmixhan i grirë

 

 

Përgatitja

  1. Ziejini patatet bashkë me lëkurë derisa të zbuten. Qërojini dhe shtypini sa janë ende të ngrohta.
  2. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të bëhen në formë bore, shtojani patateve, më pas shtojuni edhe të verdhat. Përzieni gjithçka mirë.
  3. Miellin, kripën, piperin, arrëmyshkun dhe patatet vërini në një tenxhere në banjomari, pra mbi një tenxhere tjetër ku po vloni ujë. Përziejini vazhdimisht që përbërësit të ngjizen mirë. Nxehtësia që vjen nga uji e bën më të lehtë punimin e përbërësve.
  4. Hiqeni nga zjarri masën dhe shtoni gjysmën e djathit kaçkavall, duke i përzier derisa të formohet një masë brumi. Gjysmën tjetër të kaçkavallit vëreni në zjarr me gjalpin, për të formuar një salcë për njokit.
  5. Vendosni një tenxhere me ujë të kripur për të zier, dhe nga ky brum i përgatitur formoni njoki me lugë të vogla, për t’i hedhur në ujë. Kur njokit ngjiten në sipërfaqe, kullojini dhe vërini në një pjatë. Hidhuni sipër salcën e përgatitur.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallata me laker pakez ndryshe me majonez dhe uthull molle

Koncepti i sallates ne rajonin tone eshte kryesisht i lidhur me thjeshtesine qe kombinojne ...

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Linguine ne tigan

Përbërësit: Gjysma e një paketë makarona linguine ose ndonjë lloj tjetër makarona qe ju ...

Kofshe Qengji me Salsa Verde dhe Kos me Mente

Kjo recete eshte nje recete qe eshte per 6-8 veta mundesisht. e ndare ne ...

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...

Crème brûlée (Krem i djegur)

Është e pamundur të mos e keni hasur këtë ëmbëlsirë! Mund ta keni parë ...