Ëmbëlsira me luleshtrydhe dhe maskarpone

Djathi e ka gjetur prej kohësh vendin e tij në ëmbëlsira, po të mendojmë ëmbëlsirën klasike cheesecake. Megjithatë, këtë të fundit e kemi trajtuar më parë në Delicious, dhe nëse nuk e keni hasur, mund ta gjeni recetën duke klikuar këtu.

Receta e mësipërme është ajo e një cheesecake-u klasik amerikan, por nëse dëshironi, mund të provoni edhe me një cheesecake japonez, që u përhap furishëm nëpër rrjete sociale. Receta e cheesecake-ut japonez ndodhet këtu.

Por, nëse nuk doni t’i hyni me kokë pjekjes, por kërkoni një ëmbëlsirë më të thjeshtë me djathë kremoz dhe fruta të freskëta, ëmbëlsira e sotme është pikërisht ajo çfarë ju duhet. Rrëmbeni djathë të butë Maskarpone, luleshtrydhe të freskëta, sa jemi në sezonin e tyre, dhe i futemi punës për disa kupa fine me një ëmbëlsirë sa të thjeshtë, aq edhe të shijshme.

 

Përbërësit (për 4 persona)

500 gr luleshtrydhe

2 lugë xhelatinë

3 lugë ujë të ftohtë

4 lugë liker luleshtrydhesh

16 lugë verë e bardhë frutash

250 gr djathë maskarpone

80 gr sheqer pluhur

300 ml ajkë e rrahur

Boronica (opsionale)

 

 

Përgatitja

  1. Pastrojini dhe lajini mirë luleshtrydhet. Pritini në katërsh dhe lërini mënjanë.
  2. Në një tenxhere, shkrini xhelatinën me ujin në zjarr shumë të ulët. Përziejeni vazhdimisht me lugë druri, hiqeni nga zjarri dhe shtoni likerin e luleshtrydheve dhe verën e bardhë.
  3. Gjithnjë duke përdorur lugën e drurit, shtojini kësaj përzierjeje me kujdes djathin maskarpone, sheqerin dhe ajkën e fryrë. Trazojini derisa të mblidhet mirë.
  4. Shërbejeni në kupa duke vendosur në fund të tyre luleshtrydhe të prera, pastaj djathin maskarpone, pastaj mbylleni me copa të tjera luleshtrydhesh sipër. Në vend të luleshtrydheve sipër, mund të vendosni edhe boronica, për më tepër shije dhe ngjyra.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Receta bazike: Salca beshamel

Është nga salcat më të njohura e të përdorura, që çdo person i cili ...

Kek Energjik me Kumblla dhe Arre Kokosi

Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez ...

Te ngrohesh pasta ne mikrovalen e zyres

E keni parasysh kur gatuani pak me shume darken para dhe detyroheni ta merrni ...

Negroni: Aperitivi Superior

Eshte e premte dhe e premtja do pakez alkool para darke, vere gjate darkes, ...