Tarta të vogla me çokollatë

Mendonim t’ju jepnim recetën e një ëmbëlsire nga Franca, tejet të bukur në pamje, siç është Tarte au Citron, por në momentin e fundit e ndërruam mbushjen me krem limoni në mbushje çokollate.

Ndonëse jemi fansa të ëmbëlsirave disi të athta, dhe limoni në ëmbëlsira është një shije që nuk duhet nënvlerësuar, duhet ta pranojmë që nuk ka kombinim më klasik se sa një brum i shijshëm me çokollatë të shkrirë.

Kjo është një recetë nga vetë shefi Gordon Ramsay, dhe duke ditur se sa perfeksionist është ai, të jeni të sigurt se po gatuani një ëmbëlsire të mrekullueshme.

Tartat e vogla me çokollatë mund t’i hani siç janë, sepse janë perfekte në fund të fundit, ose t’i konsumoni me akullore me vanilje.

 

Përbërësit (për 10 tarta)

Vaj për lyerje

400 gr çokollatë, në copa

8 lugë ajkë

60 gr gjalpë, prerë në kuba

 

Për tartat

125 gr gjalpë prerë në kuba

90 gr sheqer pluhur

1 vezë e rrahur

250 gr miell

 

 

Përgatitja

  1. Nisim duke bërë tartat. Përzieni gjalpin dhe sheqerin derisa të kombinohen dhe të bëhen krem i butë, shtoni vezën dhe përzieni për 30 sekonda për të garantuar shpërndarjen e mirë të saj. Shtoni miellin, dhe përzieni gjithçka derisa të formohet brumi, të cilin duhet ta punoni në një sipërfaqe lyer me miell, dhe më pas ta bëni top. Mbështilleni topin me qese plastmasi dhe futeni në frigorifer për 30 minuta.
  2. Ndizni furrën në 190 gradë. Lyeni me vaj 10 forma të vogla me diametër 8 cm për tartat. Shtroni brumin në trashësi rreth 1/4 cm, pa e këputur atë, dhe prisni 10 rrathë nga ai, me diametër 11 cm. Shtroni rrathët në format e vogla, duke e lejuar brumin të dalë paksa në anë, më pas shponi fundin e tyre disa herë me pirun për të mos lejuar brumin të fryhet, dhe futini për 20 minuta në frigorifer.
  3. Piqini tartat në furrë për 12 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë. Prisni me thikë brumin që varet në anë dhe lërini të ftohen.
  4. Përgatisni çokollatën. Në një tas rezistent ndaj nxehtësisë, ose thjesht në një tenxhere të vogël, hidhni çokollatën, ajkën dhe gjalpin. Tasin/tenxheren vendoseni mbi një tjetër tenxhere ku jeni duke vluar ujë, pa lejuar tasin të prekë ujin, dhe përziejini përbërësit për 7-8 minuta derisa gjithçka të kombinohet mirë.
  5. Shtoni çokollatën e shkrirë mbi tartat, lërini në frigorifer për 20 minuta, dhe shërbejini.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tortë fshati me mollë

Versunkener Apfelkuche – apo tortë me mollë të zhytur është një kek tradicional gjerman, ...

Pene me bizele dhe gjalp fragrant erezash

Tani eshte fiks koha e ereezave te fresketa dhe te gjelbra! Perdoreni ne avantazhin ...

Ëmbëlsira “Ishujt lundrues”

Zor se keni dëgjuar më parë për këtë ëmbëlsirë, apo t’ju kenë zënë sytë ...

Kek special me “rigon special” ne nder te 420

Nese keni pytje mbi pse eshte 420 ndiqni kete artikullin e vice per me ...