Shije indiane: Mish, oriz, curry

Keto jane ato recetat e fundjaves qe nuk e dini se cfare doni nga vetja dhe keni pertuar te levizni diku. Me besoni, e di si do ju shkojne? Per te mos thene qe mund te shoqerohen me ndonje binge-watching te nje seriali te ri – gjithe fundjaven pa perjashtim!

Ju duhen:

  • Fileto vici e prere ne kubike te vegjel (kjo mund te jete edhe derri, ose pule – por vici per sot)
  • Curry (ai pluhuri I verdhe)
  • Qumesht arre kokosi (e gjeni kudo) Do ju duhet nje kavanoz.
  • Qepe, dhe hudhra te grira holle.
  • 1 gote oriz, 2 gota uje
  • Kripe, piper, vaj ulliri, paprika

Pergatitja:

  1. Ne nje tigan shume te nxehte, hidhni pak vaj ulliri dhe shtoni copat e filetos te vicit te cilat i kemi marinuar paraprakisht. Duhet te keni parasysh qe vici ka nevoje per piper dhe kripe te nje sasie te konsiderueshme. Nese jeni si une, qe e doni pak mishin medium/medium-rare, mjafton 3-4 minuta ne cdo ane. Hiqeni nga zjarri dhe lereni.
  2. Ne te njejtin tigan shtoni hudhrat dhe qepet e prera dhe marinojini me kripe, piper dhe pak vaj ulliri (pasi me shume mundesi nuk do kete ngelur me..
  3. Sapo te jene pak te zbutura, hidhni pluhurin e curry-it. Ne kete rast mund te shtoni edhe pak spec djeges per ta bere me interesant. Miksojini mire dhe shtoni qumeshtin e arrest e kokosit dhe lereni te gatuhet deri sa te pergjysmohet si mase. Ne kete pike keni dy menyra ose zgjedhje:
    1. Shtoni fileton e vicit qe te marri shume mire salcen e curry-t
    2. Ose ja hidhni ne pjate siper.
    3. Secila nga keto zgjidhje jane interesante por mishi i vicit, nese eshte gatuar medium rare ose medium do te jete pak i lengshem, dhe si te tille nuk e miksojme me salcen. Nese nga ana tjeter ju doni ta gatuani mire mishin (ose keni mish derri ose pule te cilat jane mishra pak me te thate si perbrje) athere ju rekomandoj qe ta beni miksimin ne tigan gjate kohes qe po pergjysmohet salca.
  4. Gjate kesaj kohe, ne nje tenxhere te vogel, shtoni 1 gote oriz, 2 gota uje dhe pak vaj ulliri. Vlojeni dhe pastaj uleni temperature ne te ulet-mesme dhe mbulojeni me kapak. Nga ky moment ju duhen 15-17 minuta dhe orizi eshte gati.

Sherbejini te ngrohte dhe shoqerojeni me nje Coca-Cola super te ftohte.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pulë Satay me salcë kikirikësh

Nga emri ngjan si një pjatë “fancy”, apo jo? Mos u trembni! Pula Satay ...

Receta klasike: Rizoto milanez

Nëse keni dëgjuar fjalën “rizoto”, padyshim që në një pikë të jetës tuaj mund ...

Brinjë derri me mjaltë & erëza

Mjalti dhe ketchup-i mund të duken një kombinim i çuditshëm, por mos u tutni ...

Pulë me salcë të thartë dhe të ëmbël

Njerëzit duket se ndahen përgjysmë kur vjen puna te kuzhina aziatike, por gjithashtu, ata ...

Vongole me verë të bardhë

Midhjet me guaskë të zezë mund të kemi një jetë që i njohim dhe ...