Kajmaklie me luleshtrydhe

Kajmaklia nuk është gjë tjetër veçse një kek-mafishe, i lehtë dhe i butë, i përshtatshëm për t’i dhënë formë. Njihet zakonisht me emrin “meringue roll”, apo dhe “Pavlova roll”.

Për mbushjen e kajmaklies sot zgjodhëm luleshtrydhe, por mund të përdorni edhe të tjera fruta sipas dëshirës tuaj, si banane, kivi, mjedra, apo mund të bëni edhe një miks të tyre, si një miks frutash tropikale. Kajmakliet me reçel frut pasioni kanë sukses gjithashtu.

Përgatitja e saj nuk kërkon mund, pasi zëreni se jeni duke përgatitur mafishe. Sigurohuni që t’i rrihni mirë përbërësit, dhe rrahja e të bardhave të vezës në borë ka rëndësi.

 

Përbërësit (për 4 veta)

3 të bardha vezësh

150 gr sheqer

1 lugë sheqer pluhur

1 lugë miell

300 ml ajkë

disa kokrra luleshtrydhe, të prera në feta, aq sa për të mbuluar sipërfaqen e kajmaklies, ose fruta të tjera/miks frutash

 

 

Përgatitja

  1. Ngrohni furrën në 180 gradë dhe lyeni një tavë të përshtatshme (26×16 cm) me vaj, dhe visheni me letër furre.
  2. Rrihni të bardhat e vezëve me sheqer derisa të bëhen si borë. Shtoni brenda edhe sheqerin pluhur me miellin, rrihini sërish derisa përbërësit të kombinohen mirë.
  3. Vendoseni kajmaklien në tavë dhe piqeni në furrë për 30 minuta, derisa të fillojë të marrë ngjyrë. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet. Ktheni pastaj kajmaklien në një beze dhe hiqeni nga letra e furrës.
  4. Rrihni ajkën mirë, lyeni me të kajmalien dhe zbukurojeni me luleshtrydhet. Rrotullojeni kajmaklien si rul dhe vendoseni në një tabaka.

Ju bëftë mirë!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tartufë me çokollatë

Ëmbëlsirat e vogla në formë topthi mund të jenë dhurata më e mirë në ...

Gatuaj pa Receta Seria 5: Mengjes Japonez qe me ne fund mund ta beni ne shtepi

Ushqimi japonez, eshte I preferuari im – qe nga konceptet qe kane per menyren ...

Gatuaj pa Receta – Seria 3: Sallate me Veze – Mengjesi perfekt

Po mendoja te beja dicka pak me te thjeshte, dhe me e llogjikshme kur ...

Përtej kufijve: Lukumadhe

Kemi mbuluar plot ëmbëlsira nga shtete rreth e rrotull botës, afër apo larg, por ...

Rizoto me djathë Gorgonzola

Vazhdojmë të pasurojmë rubrikën “Rizoto” me një tjetër pjatë të shijshme orizi, por ju ...