Koktejl karkalecash

Nga të gjitha ushqimet e detit, mund të them me siguri që karkalecat janë të preferuarit e mi, të paktën me aq sa kam provuar. Nuk kam qenë ndonjëherë fanse e madhe e peshkut, ndërsa nuk i thoja dot kurrë “jo” një pjatance me karkaleca e të tjera fruta deti. Tani që vjen stina e verës dhe ngrohet koha, sallata të tilla të ftohta janë ushqimi perfekt për t’u konsumuar.

Çfarë mund ta bëjë një ushqim të shijshëm si karkalecat e detit akoma edhe më perfekt? Edhe këtu funksionon e njëjta teori që funksionon me mjaft ushqime të tjera: makaronat e duan, mishrat e pulës, viçit apo derrit gjithashtu. Thuajse gjithmonë, një ushqim mund të shumëfishohet në shije, nëse e kombinon edhe me një salcë “bërë” për të.

As karkalecat nuk ngelen mbrapa, pasi mund të keni dëgjuar për “koktejl karkalecash”, prezantuar në gota koktejli me salcën e tyre të kuqe dhe bishtat e karkalecave që varen buzë gotës. Por koktejli i sotëm ka një tjetër salcë, dhe prezantohet në gjethe të freskëta sallate jeshile, që mbartin bishta karkalecash mbuluar në salcën e shijshme.

 

Përbërësit (për 6 persona)

600 gr bishta karkalecash të freskët

1 kavanoz i vogël majonezë

80 gr salcë ketchup

1 lugë çaji tabasko

1 portokall

6 gjethe sallate jeshile, të lara mirë

 

 

 

Përgatitja

  1. Shpëlani bishtat e karkalecave me ujë të rrjedhshëm në një kullojëse. Vendosni një tenxhere me 2 litra ujë të kripur në zjarr të mesëm në të fortë. Sapo uji të arrijë vlimin, fusni bishtat dhe ziejini. Kullojini karkalecat dhe lërini të ftohen.
  2. Në një tas, përzieni majonezën, ketchupin dhe tabaskon. Shtrydhni portokallin dhe gjysmën e lëngut të tij shtojani salcës së mësipërme dhe përziejeni. Nëse portokalli nuk ka shumë lëng, përdoreni të gjithë lëngun, që duhet të mbushë një gjysmë gote.
  3. Shtoni në salcën e përgatitur bishtat e karkalecave, pasi t’i keni qëruar mirë, dhe mbulojini mirë me salcë. Merrni 6 supiera të vogla xhami ose porcelani dhe sistemoni në to nga një gjethe sallatë jeshile (që e keni larë dhe shpëlarë me kujdes). Gjethja mund të dalë jashtë për zbukurim. Shtoni mbi gjethet sasi të barabarta koktejli karkalecash, dhe mund ta zbukuroni me fije lëkure portokalli të grirë. Mbajeni në frigorifer për ta ftohur rreth 5-10 minuta para se ta shërbeni.

Ky koktejl konsumohet duke ngrënë gjethen e mbështjellë të sallatës, me karkalecat brenda. Është një ushqim fantastik dhe i freskët për mot të ngrohtë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Brownie me Nutella & Ferrero Rocher

Çudi si kemi ndejtur kaq gjatë pa ju dhënë një recetë me Nutella. Tani ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...

Pasta alla Norma – Rigatoni me patellxhan dhe domate

Nje nder pastat qe e keni provuar me sezben nese keni kaluar ne sicili ...

Domate të mbushura greke

Kemi dhënë recetën për kunguj të mbushur, dhe kemi dashur prej kohësh t’ju japim ...

Krem me liker & çokollatë të bardhë

Ndonëse jam fanse e çokollatës se zezë apo me qumësht më tepër, nuk e ...

Receta Indiane: Pule me Curry dhe oriz

E di qe jam fiksuar me keto recetat orientale, por le te jemi realist, ...