Zupa emiliane

E quajmë zupë emiliane, por vetë italianët e quajnë “zuppa inglese”, pra zupa angleze  – hajde merre vesh!

Në fakt, kjo vjen sepse zupa emiliane i ngjan një ëmbëlsire angleze quajtur “trifle”. Edhe nëse s’jua ka zënë syri mes ëmbëlsirave në një pastiçeri, me shumë mund ta keni dëgjuar nga seriali epik “Friends”. E mbani mend episodin e festës së Falenderimeve, ku Rachel gatuan ëmbëlsirën dhe përfundon me një trifle me mish, qepë e bizele? Kohë të bukura.

Është një ëmbëlsirë e shijshme dhe e bukur, me ngjyra vibrante, ku dallon e kuqja falë likerit Alchermes. Nuk duhet lënë pa u shijuar!

 

Përbërësit (për 4-6 veta)

3 të verdha vezësh

80 gr sheqer

75 gr miell

750 ml qumësht i vakët

150 gr çokollatë që shkrihet, e grirë

300-350 gr pandispanjë (receta këtu)

PS: Mund të përdoren edhe biskota Savoiardi

gjysmë gote liker Alchermes ose rum

200 gr marmalatë kumbullash

 

 

Përgatitja

  1. Në një tigan me fund të thellë, rrihni vezët me sheqer derisa të zbehen, pastaj shtojuni miellin pak e nga pak, duke i trazuar shpesh që të mos formohen kokla.
  2. Shtoni qumështin e vakët duke vazhduar përzierjen, më pas vëreni të ziejë sipër një tenxhereje tjetër ku po zieni ujë, pra me teknikën banjomari (kujdes që tigani të mos prekë ujin). Lëreni përzierjen të ziejë derisa kremi të mpikset, duke e trazuar herë pas here.
  3. Gjysmën e kremit të mpiksur hidheni në një enë, ndërsa në tiganin me gjysmën tjetër shtoni çokollatën e grirë. Trazojeni çokollatën me krem mbi zjarr për 3-4 minuta sa të përzihet mirë.
  4. Bëni me gjalpë një tavë 2 litërshe, vishjani fundin me fetat e prera hollë të pandispanjës (ose biskota Savoiardi), dhe me një furçë, lagini fetat me likerin apo rumin. Mos harroni, mund të zgjidhni edhe ta shërbeni në gota individuale. Shtrojini sipër një shtresë nga kremi i mpiksur (i ftohur), një shtresë marmalatë dhe një shtresë krem çokollatë të përgatitur. Përsërisni këtë radhë me një tjetër shtresë, derisa përbërësit t’ju mbarojnë. Zakonisht zupa mbyllet me një shtresë pandispanjë të kuqe nga likeri.
  1. Vendoseni ëmbëlsirën në frigorifer për 4 orë.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pule me mustarde, mjalte, rozmarine dhe patate

Sic mund ta keni vene re, recetat e pules jane te preferuarat e mija, ...

Tortë me fruta pylli

Të hidhemi nga anët e shëndetshme të gatimit tani, me që u bënë disa ...

Humultimet e te premtes date 13.05

Pas nje jave te gjate nga ato te dhunshmet, e rendesishme eshte te themi ...

Tost me Fiq, mjalte dhe filadelfia

Sapo pashe ne dyqanin e lagjes fiq qe dmth eshte koha per te eksperiementuar ...

Kek me qershi dhe kajsi

  Keku do dy gjëra: çokollatë ose fruta. I vetëm nuk të shijon aspak. ...