Zabaglione me luleshtrydhe

Zabaglione, kjo ëmbëlsirë italiane, është tejet elegante si në prezantim, ashtu edhe në shije. Është tmerrësisht e thjeshtë në përgatitje, me përbërës bazikë. Në fund të kremit të saj të pret një surprizë e këndshme dhe lë vend edhe për personalizim.

Me që është pranverë, “supriza” që zgjodhëm për këtë recetë janë luleshtrydhet e prera, por në vend të tyre mund të zgjidhen edhe fruta të tjera apo biskota të copëtuara, si biskotat Savoiardi.

Mos u trembni nga pamja dekadente e saj, sepse sado e pasur të duket, Zabaglione është e lehtë në të shijuar. Pak fruta dhe krem nuk i bëjnë keq njeriu!

Zabaglione kërkon gota shampanje për t’u shërbyer, si dhe një verë specifike italiane, quajtur Marsala. Sugjerohet si zëvendësues i saj edhe Vermouth-i, por si gjithmonë, na pëlqen të mbështesim traditën.

Kjo ëmbëlsirë është mbyllja perfekte për një darkë me miqtë, nëse ju pëlqen të keni një element ekstra në gjithçka që bëni.

 

Përbërësit (për 6-8 veta)

1 kuti luleshtrydhe (mjaftojnë vetëm fare pak luleshtrydhe për të mbuluar fundin e gotës së ëmbëlsirës)

2 lugë sheqer

6 të verdha veze

170 gr sheqer

120 ml verë italianë Marsala

1 lugë çaji lëkurë limoni e grirë

½ lugë çaji ekstrakt vanilje

 

 

Përgatitja

  1. Hiquni bishtin disa luleshtrydheve dhe pritini përgjysmë, pastaj në katërsh dhe në tetë, duke krijuar kuba të vegjël luleshtrydhesh. Llogarisni sa luleshtrydhe ju duhen për 6-8 veta, sipas masës së shërbimit.
  2. Hidhni 2 lugë sheqer te luleshtrydhet, përziejini lehtë dhe lërini mënjanë në frigorifer për 1 orë, për të krijuar një shërbet natyral me lëngun e tyre dhe sheqerin. Vendosni luleshtrydhet e prera në fundin e gotave, duke e mbushur gotën maksimalisht deri në gjysmë të saj me to. Zakonisht përdoren gotat e shampanjës, pra një gotë e bukur fron. Nëse doni, mund ta bëni edhe me shtresa, pra një shtresë luleshtrydhe, një shtresë krem, e kështu me radhë.
  3. Në një tas metali apo tenxhere të vogël shtoni të verdhat e vezëve, sheqerin, lëkurën e limonit dhe ekstraktin e vaniljes. Shtoni edhe verën Marsala. Tenxheren vendoseni mbi një tjetër tenxhere mbushur me ujë që zien në nxehtësi të ulët, pa e prekur ujin, dhe nisni të trazoni përbërësit. Duhet të vazhdoni të rrihni për rreth 10 minuta, që kremi të mblidhet, të fryhet në volum dhe të bëhet i zbehtë. Tekstura duhet të jetë ajo e një mousse-i. Kujdes mos e ngjisni kremin në anët e tenxheres.
  4. Hiqeni nga zjarri kremin e përftuar dhe lëreni mënjanë të ftohet për 10 minuta, më pas hidheni mbi luleshtrydhet. Në sipërfaqe, mund të shtoni pak ajkë të rrahur apo ta digjni pakëz si një creme brulee, dhe shtoni fruta të freskëta si luleshtrydhe të prera, apo qershi të sheqerosura.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...

Byrek me kungull

Nuk e di në mendoni njëlloj, por personalisht jam tejet nazelie kur vjen puna ...

Si te gatuajme Paella Spanjolle me fruta deti

Nje nder gjerat me te mira qe mund te provosh ndonjehere eshte Paella spanjolle, ...

Receta klasike: Rizoto milanez

Nëse keni dëgjuar fjalën “rizoto”, padyshim që në një pikë të jetës tuaj mund ...