Molle e pjekur me arra

U riktheva ditën e djeshme në qytetin tim të lindjes, Elbasan. Tashmë qyteti është fare bosh për ne, sepse kemi vetëm pak kushërinj për të takuar, por çdo herë që ikim, nuk humbim rastin të shkojmë për drekë në një nga restorantet më të njohura të qytetit, Taverna Attika. Siç mund ta keni kuptuar nga vetë emri, ky lokal shërben gatime greke, por që nuk i kam provuar as në udhëtimet e mia në Greqi.

Ndër shumë pjata që porosisim atje, si Sofra e Pashait, qofte djathi me emrin Tirokroketes (sipas Google), patate e mbushur etj., për ëmbëlsirë zakonisht zgjedhim kos me mjaltë & arra (çfarë tjetër?), si dhe mollë të pjekur.

Kosi me mjaltë e arra nuk ka ndonjë shkencë në përgatitje. Mjafton të zgjidhni kos grek, të dendur dhe të pasur në shije, mjaltë të mirë dhe arra të njoma.

Molla e pjekur nga ana tjetër kërkon më tepër mund, por edhe të tërheq më tepër, dhe arrita të gjeja recetën e saj. Nuk pretendoj të kem zbuluar çdo sekret të shefave të Attika-s, por hej, është mollë e pjekur: nuk ka se si të shkojë keq!

 

Përbërësit (për 4 persona)

4 mollë të mëdha të verdha

100 gr sheqer kaf

65 gr arra të copëtuara

40 gr rrush i thatë

50 gr gjalpë

½ lugë çaji kanellë

¼ lugë çaji karafil

120 ml lëng portokalli

 

Përgatitja

  1. Në një tas, përzieni mirë sheqerin, arrat, rrushin, gjalpin, kanellën dhe karafilin, derisa të bëhet një masë e qëndrueshme.
  2. Prisni rreth 1 cm nga maja e mollëve, deri në fundin e bishtit të tyre. Me një lugë, gërryeni zemrën e mollëve për të hequr farat dhe krijuar një vrimë, por pa shkuar deri në fund të tyre. Duam vetëm një zgavër në zemër të mollëve.
  3. Zgavrat e mollëve mbushini me 2 lugë nga përzierja e përgatitur në hapin 1, dhe pjesën e mbetur të përzierjes spërkateni sipër tyre. Vendosini mollët me zgavrat lart në një tavë të thellë qelqi.
  4. Spërkatini mollët me lëngun e portokallit dhe hidheni lëngun rreth mollëve. Piqini mollët 30-40 minuta me 190 gradë, sipas zbutjes së dëshiruar të mollëve. Lëngun e mbetur hidheni sipër mollëve dhe shërbejini të ngrohta.

Nëse doni, mund ta shoqëroni mollën edhe me kos grek, apo akullore me vanilje. Te “Attika”, ata vendosin pak kos në pjatë, dhe mbi kosin shtrojnë mollën të kthyer përmbys, duke të lënë ta zbulosh vetë surprizën me arra e rrush të thatë brenda mollës.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Menyrat e ndryshme sesi marinohet Pula.

Te gjithe e dine qe per te patur nje mish sa me te shijshem ...

Si te bejme omleten perfekte

E keni parasysh kur do robi nje mengjes te thjeshte dhe shume te mire? ...

Si të përgatisim majonezë

Njerëzit ndahen në 2 kampe kur vjen puna te majoneza. Unë personalisht hyj te ...

Fileto pule furre me perime.

Si te gatuajme Fileto pule te furres me perime.

Ne baze te ides e te ngrenit shendetshem dhe pa shume kalori vjen receta ...

Kanë Margarita pak spicy me kastravec

Buddha cfare vape! A eshte normale? Ne mes te shkurtit duhet te benim namin ...