Ballakume (nga një zonjë Elbasani)

Mbase nuk jua kam thene, por jam nga Elbasani. Ne fakt, hahem here pas here me njerezit, te cilet me thone se jam nga Gramshi, vendlindja e tim eti, por personalisht, e identifikoj veten me Elbasanin.

Aty linda, jetova 9 vite para se te zhvendosesha ne Tirane, dhe e lidh femijerine time me cfare kishte Elbasani per te ofruar, flas gjithmone nga ana gastronomike: tave kosi, fergese verore, bugace, pilaf me leng (per mengjes), e sidomos ballakume.

E dija qe sa here afronte Dita e Veres (14 mars), ishte koha qe mami te nxirrte legenin e thelle ngjyre blu, ku i pergatiste ato. Kjo tradite vazhdon ende, krahas kerkeses se perhershme “Ma ruaj dhe mua nje ballakume” nga miqte dhe… jo dhe aq miqte.

Na pelqen te zgjedhim vete se kujt do t’ua japim ballakumet (te bien duart duke i rrahur dhe nuk i meriton kushdo), ama receten e tyre e japim megjithe qejf! S’japim vetem 1, por plot 15 ballakume ne kete menyre!

Per sa i perket emrit te embelsires, nuk mund t’jua them me siguri origjinen e tij, por logjika me shtyn drejt shprehjes “Eshte ba si llokum“. Boom, keshtu lindi ballakumja.

 

Perberesit (per rreth 15 cope)

1 kg sheqer pluhur

500 gr gjalpe

8 kokrra veze

1 kg miell misri (i situr)

1 filxhan kafeje finje

(Nderhyrje: Finja eshte tretesire hiri, e cila u jep ballakumeve nje shkriferim te jashtezakonshem. Me poshte po japim pergatitjen e saj)

1 legen 

 

Pergatitja e finjes

  1. Ne nje tenxhere te vogel hedhim 200 ml uje dhe e leme te zieje.
  2. Sapo uji zien, shtojme 2 grushta hi (hi i krijuar nga djegia e drureve), e heqim tenxheren nga zjarri dhe e leme masen te pushoje.
  3. Kur hiri ka rene ne fund te tenxheres, e kullojme masen ne filter, qe te ngelet vetem uji.
  4. Marrim 1 filxhan kafeje nga kjo mase per t’ia shtuar brumit te ballakumeve (1 filxhan per 1 kg miell)

 

Pergatitja e ballakumeve

  1. Shkrihet gjalpi. Mbasi ftohet pak, hidhet ne legen dhe shtohet sheqeri.
  2. Rrihen gjysme ore (po, po, gjysme ore, por mbase me pak nese perdorni mikser elektrik), derisa te formohet nje mase kremoze e njetrajtshme.
  3. Me pas, gjalpit me sheqer i shtohen vezet nje nga nje, duke u rrahur secila veze nga 5 minuta.
  4. Shtohet finja, perzihet, me pas shtohet mielli. Perzihet me luge druri, derisa te behet nje mase e qendrueshme, kompakte, ne ngjyre te bukur diellore.
  5. Formohen toptha mesatare, vendosen ne tave te lyer me gjalpe ose ku kemi shtruar leter furre, pak larg njera-tjetres. Topthat zgjerohen mjaft, ndaj u duhet lene hapesire. Piqini ne furre me 180 grade, derisa te marrin ngjyre te arte.

 

Diellin s’po e shohim dot ne kete qiell te zymte keto dite, por te pakten kjo embelsire e bukur diellore te jep sado pak shijen e (pran)veres.

Mos harroni ta ndani receten me te tjere persona te cilet mezi e presin rastin, dhe gezuar Diten e Veres! 

Tags:

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Aperol Spritz me Grapefruit & Vodka

Nje nder aperitivet kryesore italiane dhe nje nder gotat e preferuara edhe neper baret ...

Kupa të vogla me krem Mocha

Nëse ju është mërzitur kafeja e përditshme e mëngjesit, kemi recetën perfekte për ta ...

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

Cheesecake me oreo dhe Nutella e papjekur

Njёra ndёr shoqet mё tё mira pati datёlindjёn kёtё jave, kёshtu qё vendosa ta ...