Biskota me portokall

Si  dimër që është, na duhet e gjithë vitamina C e mundshme. Nuk është e thënë të konsumojmë vetëm portokalle e mandarina, sepse jo se janë të këqija, përkundrazi, por ndonjëherë është mirë t’i shkunim gjërat paksa.

Si thoni për biskota me portokall?

 

Përbërësit

250 gr miell

250 gr sheqer

2 vezë

2 të bardha vezësh

1 lugë portokall i grirë në rende

½ lugë çaji esencë vaniljeje

70 gr stika

 

Përgatitja

  1. Sitni miellin. Shtoni vezët, të bardhat e vezëve, portokallin e grirë dhe esencën e vaniljes në një tas tjetër dhe përziejini mirë.
  2. Shtojuni vezëve stikat, përziejini, dhe hidhni gjithçka te mielli, duke vazhduar përzierjen. Duhet të bëhet një brum i butë.
  3. Formoni toptha të vegjël nga brumi, vendosini në tavë me gjalpë dhe piqini në 180 gradë, derisa të bëhen të arta.

Shoqërojini me çajin e mbasdites.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Byrek me kungull

Nuk e di në mendoni njëlloj, por personalisht jam tejet nazelie kur vjen puna ...

Krem me çokollatë dhe portokall

Të përfitojmë sa jemi në stinë portokallesh, dhe të mos i hamë thjesht të ...

Kek me cokollate per 2 minuta

Embelsirat jane pak te veshtira ne mendjen time keshtu qe embelsirat e vetme qe ...