Biskota me çokollatë (perfekte për mëngjes)

Ua dëgjojmë shpesh amerikanëve si term “chocolate chip cookies”, dhe me shumë mundësi këto janë biskotat e tyre të preferuara. Me shumë të drejtë, për mendimin tonë.

Çokollata nuk duhet të mungojë nëpër ëmbëlsira, por sidomos në biskota. Biskotat me copa çokollate që do të trajtojmë sot, janë perfekte për në mëngjes, me një gotë qumësht ku mund t’i ngjyeni e t’i shijoni.

Madje, aq të thjeshta sa janë për t’u përgatitur, nuk është nevoja t’i gatuani një natë përpara.

 

Përbërësit (për afro 35 biskota)

200 gr sheqer

225 gr gjalpë

250 gr miell

Çerek luge kripë

2 të verdha vezësh

200 gr çokollatë që shkrihet në copa

 

 

Përgatitja

  1. Bëni bashkë sheqerin, gjalpin, miellin, kripën dhe të verdhat e vezëve në një makinë përzierëse.
  2. Hidheni përzierjen në një tas të madh, dhe duke vazhduar ta përzieni, shtoni copat e çokollatës. Zini me kujdes brumin.
  3. Në një tavë të lyer me gjalpë, vendosni brumin lugë-lugë, duke i shtypur pastaj me një pirun të bërë me miell.
  4. Vëreni tavën në furrë në 180 gradë për 12-15 minuta, derisa biskotat të marrin ngjyrë, por duke qenë ende të buta.
  5. Hiqini nga furra, lërini të pushojnë për 2-3 minuta, pastaj ftohini në rrjetë për ëmbëlsira.

Mos harroni t’i ngjyeni biskotat në qumësht, për t’ua shtuar edhe më tepër shijen.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Qitro i sheqerosur

Ndonjëherë, gjatë pushimeve të shkurtra në shkollë apo në punë mund t’ju kapë një ...

Mengjesi perfekt me tershere dhe qumesht

Ka shume menyra qe qarkullojne se si te besh nje tershere perfekte per mengjes ...

Makarona “Amatriciana”

E kam provuar për herë të parë këtë recetë, kur restoranti “Pastaria” në Bllok ...

Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. ...

Krem çokollatë me Kahlua

Krahas ëmbëlsirave me pullë jeshile, pra të konsumueshme edhe nga fëmijë (siç është e ...