Krem limoni, ëmbëlsira më e thjeshtë në botë!

Të jemi të sinqertë, ëmbëlsirat janë nga gatimet më të vështira për t’u përgatitur. Secila do kohën e saj (të përpiktë), si dhe përbërësit e saj që mund të të gjenden ose jo në shtëpi.

Receta e ëmbëlsirës së sotme do të përmbajë vetëm 4 përbërës, të cilët domosdoshmërisht i keni në dollapin tuaj. Nëse nuk i keni, duhet të bëni pazaret menjëherë!

Ëmbëlsira është një krem limoni, dhe ne na pëlqen ta titullojmë si “ëmbëlsirën më të thjeshtë në botë”.

 

Përbërësit (për 4-6 persona)

125 gr sheqer kokërr ose pluhur

125 gr miell

Lëvorja e grirë e 2 limonave

1 litër qumësht

 

Përgatitja

  1. Në një tenxhere të madhe hidhni sheqerin, miellin dhe lëvoren e limonit. Hidhni ngadalë qumështin duke bërë kujdes që të mos formohen kokla.
  2. Vëreni tenxheren në zjarr të avashtë dhe çojeni në zierje, duke e përzier vazhdimisht. Lëreni të ziejë për 1 minutë, pastaj hiqeni nga zjarri dhe hidheni në një stampë, keku ose pufkash (cupcake).
  3. Kur përzierja të jetë ftohur, transferojeni në frigorifer për 2 orë, së paku. Ëmbëlsirën shërbejeni të ftohtë, me fruta ose lëvore limoni si zbukurim.

 

PS: Nëse dëshironi, këmbeni lëvoren e limonit me pluhur kakao të hidhur, për të realizuar një krem çokollatë.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallate citrike me portokalle, mango dhe bajame

Nje super kombinim per kete fundjave qe parashikohet ekstrem vape. Mjafton te them qe ...

Pufka me çokollatë

Francezët i quajnë “profiterol me çokollatë”, por emrin e kësaj ëmbëlsire e kam pasur ...

Qitro i sheqerosur

Ndonjëherë, gjatë pushimeve të shkurtra në shkollë apo në punë mund t’ju kapë një ...

Ballakume (nga një zonjë Elbasani)

Mbase nuk jua kam thene, por jam nga Elbasani. Ne fakt, hahem here pas ...