Pufka “Margarita” (me tekila!)

Kujt mund t’i bëjnë dëm ëmbëlsirat? Mund të jenë të vetmet krijime që shijohen nga të gjithë, i madh e i vogël.

… derisa ti vendos të përziesh sheqerin me alkoolin, sepse pikërisht këtë gjë do të bëjmë sot.

Rrëmbeni një shishe tekila, dhe bëhuni gati të përgatisni pufkat “Margarita”, ekuivalenti në formë ëmbëlsire i pijes së famshme!

 

Përbërësit (për 12 pufka)

60 gr rrush i thatë

2 lugë tekila

2 lugë leng lime-sh (limon jeshil)

250 gr miell

90 gr sheqer

1 pako maja pluhur

1 lugë bikarbonat sode

2 vezë të rrahura

250 ml qumësht i skremuar

1 lugë lëvore limoni e grirë

1 lugë levore lime e grirë

kripë

 

Përgatitja

  1. Zbuteni rrushin e thatë me tekila dhe lëng lime-sh për 30 minuta.
  2. Në një pjatë të gjerë përzieni miellin, sheqerin, majanë dhe bikarbonatin e sodës. Bëni një vrimë në mes dhe shtoni vezët dhe qumështin e skremuar. Shtoni edhe lëvoret e grira të limonit dhe lime-t, rrushin e thatë, dhe përziejini derisa të bëhet një masë homogjene.
  3. Hidheni këtë masë në stampa për pufka (cupcakes), të lyera me gjalpë, dhe hidhuni fare pak kripë.
  4. Piqini në furrën e ngrohur më parë në 200 gradë për 20 minuta, ose derisa të marrin ngjyrë në sipërfaqe. Provojini pufkat duke futur një kunjë dhëmbësh në to, e cila duhet të dalë e pastër.

 

Mbajini pufkat larg fëmijëve!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Dardha të pjekura me xhenxhefil

Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurt për të përgatitur ëmbëlsira që kërkojnë miell, vezë, ...

Sardele Seksi te marra ne dore

Ka dicka per kulturat e ndryshme qe me kenaq mua – nga se si ...

Qofte të mbushura turke

Dikur, ne nje nga pushimet e mia verore ne Turqi, mes vargut te gjate ...

Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne ...

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...