Drejt e nga Brazili: Brigadeiro!

Historitë e ndryshme në internet tregojnë se këta toptha çokollate që ta bëjnë me sy, u krijuan në nder të brigadierit Eduardo Gomes (kjo shpjegon emrin), i cili kandidoi për presidencën e Brazilit në vitin 1945.

Gratë e vendit, të magjepsura pas bukurisë së tij, e ndihmuan në fushatën elektorale, duke krijuar ëmbëlsirën e famshme braziliane, për ta shitur atë dhe mbledhur paratë e nevojshme. Brigadieri Gomes e humbi garën, por i dha jetë topthave Brigadeiro, të famshme dhe të rrëmbyera nga të gjithë që prej viteve ’40.

Mund të jeni djem bukuroshë dhe t’ua këpusni zemrën vajzave, por sa prej jush kanë një ëmbëlsirë për nderin tuaj?

Sidoqoftë, kjo është një legjendë urbane me shumë mundësi. Receta e mëposhtme është më se reale ama!

 

Përbërësit (për 20 toptha)

1 kanaçe qumësht të kondensuar (395 gr)

1 lugë gjalpë pa kripë

4 lugë pluhur kakaoje

Sprinkles çokollate (ose arrë kokosi)

 

Përgatitja

  1. Lyeni me gjalpë një enë porcelani ku do të derdhni më vonë përzierjen.
  2. Vendosni një tenxhere në nxehtësi të ulët dhe fusni gjalpin, qumështin e kondensuar dhe pluhurin e kakaos, dhe pëziejini me lugë druri për rreth 7 minuta, duke pasur kujdes mos digjet.
  3. Pas 7 minutash, vëreni përzierjen. Duhet të ketë pamje brumi më tepër se sa të lëngshme, dhe fundi i tenxheres mund të shihet më qartë. Brumi duhet të shkëputet më lehtë nga tenxherja. Procesi i gatimit do rreth 10 minuta, fikni nxehtësinë dhe pëziejeni edhe për 1 minutë, duke pasur kujdes mos e digjni.
  4. Vendoseni brumin tek ena e porcelanit dhe lëreni të ftohet. Pasi të ftohet, formoni toptha me lugë dhe dorën tuaj.
  5. Derdhni sprinkles-at apo arrën e kokosit në një tjetër enë dhe rrotulloni në to topthat. Vendosini brigadeiro-t në një enë gati për t’i shërbyer.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Tost me dardhe, spec djeges dhe gjalp

Ok keto tostet jane fantastike! Pse do do thoni ju? Sepse shume thjesht i ...

Dardha të pjekura me xhenxhefil

Nëse nuk ndiheni mjaftueshëm të sigurt për të përgatitur ëmbëlsira që kërkojnë miell, vezë, ...

Petulla me çokollatë, nga Gordon Ramsay

Ndër shefat më të njohur dhe më intimidues në botë, Gordon Ramsay e ka ...

Si te gatuajme Sufle Spinaqi

Kjo eshte nga ato recetat teper borgjeze por qe ngelet aq e thjeshte ne ...

Limonade me Luleshtrydhe dhe xhinxher

E keni parasysh ate koncetratin me limon dhe xhinxher qe beme? Tani eshte koha ...