Sallatë me pulë të tiganit, mango dhe avocado

Ndonjëherë sallata në botëkuptimin tonë ka tendencën që të jetë disi e evitueshme, sa për të hapur oreksin ose edhe një pjatë kur në fakt nuk duam të hamë shumë. Në rastin konkret, kjo recetë nuk është aspak e tillë pasi sallata mund të jetë në fakt një vakt i plotë.

Koncepti i kësaj recete, si çdo recetë në delicious.al, ngelet i thjeshtë. Për ta bërë pak më interesante kam shtuar edhe disa fruta ekzotike të cilat, mund ta evolvojnë shijen dhe ta bëjnë tepër interesante.

Avocado, për mua është nga ato përbërës të cilët me kalimin e kohës janë bërë akoma më shumë të aksesueshme (përballueshëm, nuk të këput në mes kur e blen) dhe si e tillë e quaj tërësisht të nevojshme. Nga ana tjetër, Mango është në këtë mesele pasi mua më kishte vajtur mendja për pak mango. Mund ta zvendësoni me një frut të ëmbël (pjeshkë, hurma, mollë) në varësi të asaj çfarë keni ne frigorifer.

Ju duhet për sallatën

  • Sallatë jeshile, një dorë
  • Gjysëm qepe
  • Një domate
  • Gjysëm avocado
  • Gjysëm mango
  • Pak majdanoz
  • Fileto pule
  • Kripë
  • Piper
  • Hudhër e thatë

Për salcën

  • Vaj ulliri
  • Kripë
  • Piper
  • Uthull ose limon
  • Një luge majonez
  • Një luge mustardë (unë kisha Dijon, por cfarë të keni në shtëpi)

Përgatitja

  1. Prijeni fileton e pulës në mes në mënyrë që të kemi dy copa të holla. Vendosni në letër plastike dhe bjerini pak me çekiçin e kuzhinës (ose fundin e ndonje kavanozi). Kjo do të na ndihmojë që pula të gatohet njësoj në të gjithë sipërfaqen. Marinojeni pulën me kripë, piper dhe hudhër të thatë të grirë. Gatuajeni në një tigan me pak vaj ulliri. Në parim do ju duhet 3-5 minuta çdo anë. Sapo të jetë gati, hidhini pak limon sipër dhe lëreni të rrijë.
  2. Në një kontenier të vogël, miksoni vaj ulliri, një luge të vogël majonez, pak mustardë, kripë dhe piper. Trazojini mire deri sa të bëhen bashkë.
  3. Prisni avokadon, mangon, qepën, domaten në kubikë
  4. Sallatën jeshile, lajeni mire dhe copëtojeni me dorë. Nëse e doni më fine, mund ta bëni me thikë.
  5. Priteni pulën në copa gjatësore
  6. Tani hidhini të gjitha në një tast të madh
  7. Shtoni kripë dhe piper. Trazojeni mire.
  8. Shtoni pak limon. Trazojeni mire.
  9. Hidhni sipër salcën (unë u limitova duke ja hedhur sipër pulës

E shikoni sa e thjeshtë që është? Tani hapni një Coca-Cola të ftohtë dhe shijojeni!

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Sallata Kaprese pak me ndryshe

Ne shqiperi, kemi fatin e mire qe rriten nje sasi shume e madhe domatesh. Keto te ...

Sallatë me oktapod

Me ardhjen e fundjavës vjen edhe koha për t’iu rikthyer gatimeve të detit, mbase ...

Sallata me laker pakez ndryshe me majonez dhe uthull molle

Koncepti i sallates ne rajonin tone eshte kryesisht i lidhur me thjeshtesine qe kombinojne ...