Shëndetshmërisht: Fileto pule e pjekur me parmesan dhe perime

Te hash shendetshem eshte po aq e veshtire aq sa e thjeshte ne ditet e sotme. Parimi tabu eshte qe asnje gje qe eshte e shendetshme nuk eshte e shijshme…po sikur ta thyejme kete tabu sot?

Kjo recete bazohet ne nje fileto standarde pule te marre ne supermarket, kripe, piper i fresket, vaj ulliri, pak paprika, pak parmesan te grire(ose cfare djathi keni ne shtepi…une kete kisha) dhe perime. Ne rastin konkret kishin ngelur 2 karrota dhe 1 koke brokoli. Ju mund te keni te tjera…ngelet ne zgjedhjen tuaj!

Pergatitja

  1. Ngrohni furren ne 220 grade
  2. Marinoni pulen me kripe, piper, paprika dhe vaj ulliri. Prisni karrotat si te doni dhe shtojini pak piper dhe vaj ulliri.
  3. Vendosini te dyja ne nje tave te vogel dhe futini ne furre. Duhet te lini pak vend te lire per te hedhur borkolin ne nje moment te dyte.
  4. Gjate kesaj kohe ne nje pjate, kriposni dhe piperosni brokolin. Shtoni pak vaj ulliri dhe trazojini mire
  5. Pula do doje rreth 30-40 minuta per tu gatuar mire. Ne 20 minutat e fundit, nxirreni taven,shtoni brokolin dhe hidhini djath parmesan te grire pules edhe futeni prape. Arsyeja pse po I shtojme parmesan eshte pasi fileto e pules si parim nuk eshte se ka ndonje shije shume te dallueshme. Djathi parmesan me kripen edhe mprehtesine e shijes I revolucionon teresiht kete pjate!
  6. Sigurohuni qe mos ti levizni karrotat pasi do ju dalin sit e qullta dhe jo tamam te furres por me shume ne te zjerra..
  7. Kur pula te jete gati (provojeni ju lutem! Mos beni shaka me pulen pasi duhet gatuar mire. Nese sjeni te sigurt, priteni!) nxirreni nga furra dhe lereni te rrije 2 minuta.
  8. Sherbejeni ne pjate dhe para se ta hani mahnituni nje here nga ngjyrat e pjates prej pules, karrotes dhe brokolit dhe kuptoni qe kjo jete eshte per te ngrene gjera te mira dhe te shendetshme
  9. Shoqerojeni me nje Coca-Cola Zero per te maksimizuar shijen.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pasta me spinaq dhe domate ne nje tigan

Ditet e javes jane perhere te veshtira per te gatuar dhe per te gjetur ...

Linguine qe kafshojne me ullinj, kaperi dhe achuge

Zakonisht makaronat ne kemi nje “strukture” qe perdorim – makarona, salce domatesh dhe gjera ...

Tavë me domate dhe kunguj

Kjo tavë ngjan si e famshmja turli franceze Ratatouille, recetën e së cilës e ...

Pule me mustarde, mjalte, rozmarine dhe patate

Sic mund ta keni vene re, recetat e pules jane te preferuarat e mija, ...