Pule Teryaki me oriz dhe perime

Salca teriyaki ne fakt eshte nje nder preferuarat e mija. Ne perberje ka nje qerre me perberes qe eshte teper e veshtire per ti gjetur ne Shqiperi; por edhe nese I gjen, nuk gatuan dot per pak veta.

Zgjidhja tjeter eshte perdorimi I salacave gati qe ketu I gjejme ne dy forma: nje qe eshte fare fare gati dhe mjatfon tja hedhesh pules siper. Kjo vjen si e trashe dhe shume interesante. Tjetra eshte teper e holle si salce dhe duhet kombinuar me perime per tu trashur dhe ta marri ate formen e duhur.

Te dyja I gjeni neper supermarketet e medha dhe jane teper te thjeshta per tu perdorur. Ne rastin konkret do perdorim salcen e holle teriyaki.

Per kete do ju duhet:

  • 1 fileto pule
  • Kripe, piper, vaj ulliri
  • Salca teriyaki
  • 3-4 Qepe te njoma te prera holle
  • 1 karrote e prere holle
  • Oriz
  • Pak susam

Pergatitja:

  1. Priteni fileton e pules ne copa te vogla, gjatesore jane me interesante.
  2. Se bashku me 2/3 e qepeve te njoma dhe karroten hidheni ne nje pjate te thelle, shtoni siper pak kripe(shenim! Teriyaki eshte tmeresisht I kripur, kujdes me kripen qe perdorni), piper te fresket, vaj ulliri dhe nje luge salce teriyaki.
  3. Miksojini mire edhe lereni te rrine bashke dy minuta, te njihen dic duhet
  4. Gjate kesaj kohe ne nje tenxhere te vogel shtoni uje dhe oriz ne masen 2 me 1 (2 uje, nje oriz). Pak vaj ulliri, kripe dhe pak piper. Silleni ne vlim, uleni pastaj temperaturen ne te ulet, vendosni kapakun dhe lereni 17 minuta pa e prekur.
  5. Sa te behet orizi, ne nje tigan me zjarr te larte dhe te nxehur mire shtoni pulen me perimet. Lereni te skuqet si nga njera ane po ashtu edhe nga tjetra (duam te arrijme ate ngjyren e kuqerremte).
  6. Kur te jete afersisht gati, shtoni edhe rreth 2 luge salce teriyaki edhe uleni zjarri ne te mesem.
  7. Kur e shikoni qe ka marre nje mase si ngjitese, shtoni pak susam, pak qepe te njoma dhe hidheni ne nje pjate bashke me orizin.
  8. Dekorojeni siper me susam, qepe te njoma edhe eshte gati.

Shoqerojeni me nje Coca-Cola te ftohte dhe jeta eshte me e bukur

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Jufka me pulë

Mishi i pulës është mishi më i dashur në shtëpinë time, dhe ndonëse shpeshherë ...

Jufka me pule ne tenxhere

Kjo eshte nje nga menyrat me the thjeshta per te bere jufka me pule ...

Karkaleca pikantë me arrë kokosi

Duket se shqiptarët e kanë zakon t’i ruajnë gatimet e detit për në fundjavë, ...

Linguine me karkaleca, domate dhe spinaq ne salce gjalpi me hudhra

Une e di qe specialitetet indiane dhe te lindjes te mesme jane fantastike, por ...