Shënim: Kjo recetë është aq fantastike dhe e shijshme sa mund të konsiderohet tepër borgjeze në parim si edhe në gatim. Është nga ato recetat që seriozisht mund të quhet një ndër gatimet me të mira që kam arritur të bëj, provuar dhe që vazhdoj të kem dëshirë ta bëj.

Beef Wellington ose fileto vici wellington ka si fokus pjesën me te mirë të mishit të viçit që ekziston: filetoja e plotë ose siç mund ta gjeni nëpër kasapë – copa e rostos. Normalisht i bie të jetë edhe më e shtrenjta për kilogram por më besoni, ja vlen.

E lidhur drejtpërdrejtë me anglinë, specifkisht Arthur Wellesley, Duka i parë i Wellington dhe qëllimi fundor është një pjatë aq e ngrohtë dhe e tejmbushur me shije që ti bëjë ballë një dimri të ftohtë dhe një të djelë plot me verë.

Këtë recetë e kam parë nga Gordon Ramsay, tek The F Word dhe në video dukej diçka jashtë kësaj bote, kështu që një ditë, morra guximin që në drekën e të djelës të bënim këtë. Normalisht është një pjatë që nuk hahet vetëm dhe duhet ndarë me të gjithë po aq sa të gjithë duhet të ndihmojnë – dhe ata që nuk ndihmojnë, bëjnë mirë të kenë sjellë alkool për të gjithë!

Në fundjava që vijnë, sidomos ato të festave, mund të jetë një zgjidhje ideale për pjatën kryesore të drekës/darkës. Duke qënë se është një pjatë plot me shije dhe pakëz e rëndë, edhe shoqërueset duhet të jenë afër kësaj shije. Niseni me ndonjë sallatë, dhe filetoja mund të shoqërohet në pjatë me perime të furrës.

Në parim, mund ta bëni gati të gjithë një ditë përpara dhe ta lini në frigorifer. Filetoja do dojë 30 minuta në furrë dhe 15 minuta të tjera të rrijë. Kështu që…ja ku u zgjidh dhimbja e kokës të gatimit, mund të fokusoheni në pirjen e verës në kolltuk si zotëri/zonjë!

Përgatituni për pak punë pasi si recetë ka disa aspekte që duhen kryer njëkohësisht.

Ju duhet:

  • Copa e rostos te vicit ose fileto e plotë (këtë kërkoni nëpër kasapët vërdallë)
  • Kripë dhe piper të freskët (e rëndësishme është të merrni piper të freskët pasi ndryshimi në shije është madhor)
  • Vaj ulliri
  • Mustardë (unë përdora dijon mustard, i jep një shije pak më të fortë dhe pak pikante)
  • Proshute parma (prosciutto di parma)
  • 1 pako Kërpudha të freskëta (merrni champignons te thjeshta)
  • Një dorë gështenja të zjerra
  • 3-4 thelpinj hudhër
  • 1 pako brum sfoliatë (Puff Pastry – e gjeni në supermarket tek sektori I të ngrirave, sigurohuni që lexon puff pastry ose sfoliatë në etiketë – ky është ai brumi që fryhet)
  • 1 të verdhë veze
  • Letër plastike

Përgatitja:

  1. Pastroni roston nga dhjami edhe cipat sa më shumë që keni mundësi. Ato cipa që nuk i hiqni dot, thjesht çajini që mos ta mbledhin mishin. Marinojeni mire me kripë dhe piper. Sigurohuni që të gjitha anët e mishit janë të marinuara. Tregohuni bujarë me marinimin pasi copa e mishit është goxha e madhe kështu që i duhet.
  2. Në një tigan hidhni vaj ulliri dhe lëreni të nxehet mirë. Në momentin që e shikoni që po del tym vendosni mishin. Nga 1-2 minuta çdo anë. Mos harroni edhe cepat, kështu që kapeni dhe lëreni të marri një sy. Kjo do te ndihmojë që të mbajë të gjithë shijen brenda.
  3. Sapo ta hiqni, lyejeni me një furçë me mustardë, çdo anë, mirë e mirë. Duhet që ta bëni menjëherë sa e hiqni nga zjarri.
  4. Lëreni mënjëanë. Mos e prekni as lëvizni.
  5. Në një blender (food procesor ose nga ato që grijnë perime) copëtoni kërpudhat, gështenjat dhe hudhrat. Shtoni pak kripë dhe piper.
  6. Sapo ti keni bërë të gjitha, hidhini në një tigan të pastër që nuk ngjit (pa vaj) dhe skuqini deri sa tu iki i gjithë uji. Në fund do të keni një masë të thatë.
  7. Në këtë pikë shtroni sipër një letër plastike një shtresë proshutë, hidhni sipër masën me kërpudha dhe gështenja dhe shpërndaheni. Hidhni pak kripe sipër. Vendosni sipër mishin dhe mbështilleni të gjithin. Sigurohuni që ta mbështillni mirë.
  8. Mblidheni me letrën plastike dhe rrotullojini cepat sa më shumë. Kjo do ta mbledhë të gjithë masën bashkë. Sa me e mbledhur të jetë, aq më mirë do të piqet, aq më thjeshtë do të pritet dhe aq me e shijshme do dali.
  9. Futeni në frigorifer për minimalisht 15 minuta. Kjo do ta forcojë bashkë të gjithë masën dhe do ta bëjë më të lehtë për tu punuar.
  10. Përsëriteni të gjithë procesin me brumin sfoliatë, mblidheni me letrën plastike dhe rrotullojini cepat sa më shumë.
  11. Futeni në frigorifer prapë për 15 minuta që sfoliata të marri një formë.
  12. Ngroheni furrën në 200 gradë.
  13. Në këtë pikë, në një tavë, vendoseni mishin, lyejeni me të verdhën e vezës, bëjini ca forma nëse doni sipër me të pjesën e pa-mprehtë të thikës, hidhini pak kripë sipër dhe futeni në furrë për 30 minuta. Kaq do dojë të dali medium-rare, d.m.th. me pak rozë.
  14. Sapo të jetë gati, nxirreni nga furra, lëreni gjysmën e kohës që e gatuat pa prekur (d.m.th. 15 minuta)
  15. KAQ

 

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Linguine ne tigan

Përbërësit: Gjysma e një paketë makarona linguine ose ndonjë lloj tjetër makarona qe ju ...

Krem me fruta pasioni

Një frut jo fort i përhapur në Shqipëri, fruti i pasionit meriton vëmendjen dhe ...

Patate shtëpie

Kujdes! Këto patate nuk janë standarde dhe janë tepër fiksuese aq sa mund t[ju ...

Rosto vici e thjeshte dhe perfekte

Ne mendjen time rosto-ja eshte nje nder gjerat qe kemi bere neper festa – ...

Kroketa me djathë dhe proshutë

Javë më parë, ju dhamë recetën e disa pufkave tepër të lezetshme me djathë ...

Shkopa Mozzarella

Keto jane nga ato recetat “si neper filma” qe jane per te lepire gishtat. ...