Mqs po vjen ky sezoni i ftohtë edhe fillojmë dhe duam pak zjarr e pak prush e pak verë ose raki duhet medoemos të dimë si të gatuajmë pak mish në zgarë.

Në parim zgara ka një koncept pak ndryshe nga tigani. Nxehtësia është problemi kryesor dhe mbajtja e saj në mënyrë konstante është një pikë kyçe. Nga ana tjetër, të gatuash në prush kërkon një marinim shumë të mirë të mishit. Dhe në ndryshim nga bërzolla në furrë ose tigani, sasia e erëzave të përdorura duhet të jetë aty tek 50% më shumë.

Kam arritur të kuptoj që mënyra më e mirë për ne diletantët është të blesh një zgarë të thjeshtë dhe pak qymyr druri. Një thes qymyri zakonisht gatuan aty tek 20-25 bërxolla. Merrni edhe ndezës

Kujdes! Provova para ca kohësh një qymyr industrial (janë ato si gurinj të rumbullakët) të cilët zgjasnin më shumë por nuk arrinin nxehtësinë e duhur për të gatuar mish. Ndoshta ja fus kot, por unë hoqa zitë e ullirit për ti dhënë drejtim!

Për thjeshtësi unë i gjeta të gjitha në megatek dhe po ua listoj edhe juve. Besoj që mund të gjehen vërdallë, por mqs mua më ra rruga

Ju duhen

  • Mish (gici në rastin konkret, por si ta keni më përmbarë ju. Unë këtë eksperimet e bëra në korcë dhe gjeta ca bërxolla gici fantastike kështu që…)
  • Erëza(kripë dhe piper, majdanoz ose borzilok për pak aromë, pak vaj ulliri)
  • Pak alkool, se nuk bëhet mishi në prush pa shoqërinë e një gote verë ose birrë

Përgatitja

  1. Marijnojeni mishin mirë, po shumë mirë.
  2. Ndizeni zjarrin. Është e rëndësishme të keni marinuar mishin dhe ti bëni gjërat gati paraprakisht.
  3. Pasi ta ndizni zjarrin dhe ka arritur një nxehtësi që sa vë dorën nuk e mban dot më shumë se një sekondë, është gati për mishin!
  4. Vendosni mishin. Do dojë aty tek 3-5 minuta nga njëra anë dhe njësoj nga ana tjetër.
  5. Kur të jetë gati vendoseni dhe mbulojeni në një pjatë. Si çdo copë mishi, ka nevojë të kullojë pas gatimit. Zbutet dhe qetësohet.

Disa gjëra që duhet ti keni parasysh gjatë gatimit:

  1. Duhet të keni parasysh që herë pas here duhet ti fryni zjarrit (lol)!
  2. Gjithashtu duhet të gatuani kur të mos ketë më zjarr por vetëm prush pasi ashtu digjet.
  3. Zgarën mos e mbipopulloni me mish pasi nuk do arrijë të ketë nxehtësi mjaftueshëm.

 

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Speciale: Darke per dy ne shtepi per shen valentin

Gezuar diten e Shen Valentinit – e cila sado e mbi-komericializuar prape ngelet nje ...

Tavë kremoze me patate dhe kërpudha

Një gatim i shijshëm, i dashur nga të gjithë, domosdoshmërisht përmban patate. E tillë ...

Si te gatuajme veze te skuqura te nje niveli tjeter

Vezet e skuqura per mua jane ushqimi me perfekt I cdo gjeje – praktikisht ...

Gatuaj pa receta Seria 2: Revolucion Indian me Spinaq dhe Qiqra

Kjo eshte nga keto recetat qe do te besh dicka healthy por vetem spinaq ...

Kek Energjik me Kumblla dhe Arre Kokosi

Mengjesi eshte nje nder vaktet me te rendesishme qe duhet marre parasysh. Ca njerez ...