S’po bie ne peshe pasi po ha shume, edhe kur mendon se spo ha. Zbulo pse dhe si.

Kaloi vera? Po vjen vera? Sapo keni bere nje checkup? Keni filluar te kuptoni qe duhet te investoni ne nje garderobe te re pasi asgje nuk ju ben? Apo apo keni gjithe ato muaj qe shkoni ne palester dhe spo shikoni asnje rezultat?

A doni ta dini pse? Me gjithe mend e kam…doni ta dini(mos me shikoni ashtu)? Ua them une pse.

Po hani shume!!!

Edhe nese mendoni qe nuk po hani, edhe nese po hani “shendetshem” ose qe po grini per buke dhe stomaku ka dale ne demonstrate….mos me shikoni ashtu pra mo…gjithe nerva….e keni gabim dhe me lejoni tua them pse.

Arsyeja kryesore qe nuk po ulni tulet e teperta ose kemishat nuk po ju bejne eshte se, ne nje menyre ose ne nje tjeter, pa e kuptuar fare….po hani me shume se c’mendoni edhe nese nuk besoni!

Ne kete super artikull te gjate, qe me thene te drejten nuk e di se si e kam shkruar…do ju shpjegoj si, qysh dhe tek!

Hec e luajme nje loje.

Rregullat jane te thjeshta. Po listoj disa gjera per te ngrene dhe duhet te gjeni sa kalori ka ne secilen…afersisht…Ok?

  1. Kokoshkat e medha tek Cineplexx
  2. Nje pizze kapricoze normale
  3. Nje byrek me gjize
  4. Nje oferte mengjezi, kapuchino me kroasant

Pergjigjet jane ne fund te artikullit, por duhet ti kuptojme pse jane keto pergjigje…keshtu qe I marrim nje nga nje bashke, pasi nese nuk kuptojme dhe thjesht mesojme permendesh do perfundojme….e dini vet po he…

Te ndenjurit pa ngrene dhe metabolizmat e ngadalte. Uffff.

Ne shumicen e rasteve, njerezit verdalle kane nje zgjidhje shume te thjeshte te te dobesuarit…lene teresisht cdo gje dhe rine si hunj ose thupra pa ngrene fare…

Te ndenjurit pa ngrene (tipi ndonje gje te vogel aty ketu) per nje periudhe te gjate kohore detyron trupin qe te ndaloje te djeguri yndyren trupore dhe ju filloni edhe shtoni ne peshe…ju kujton gje?

Kjo pjesa e te pangrenit eshte nje pike e cuditshme me thene te drejten…ashtu sic nuk eshte nje shkence ekzakte…ashtu edhe eshte. Kur je ne nje periudhe qe ha shume pak (tipi 800 kalori dita), trupi futet ne ne nje shok qe me fjale te tjera te ngre gishtin e mesit.

Kjo e fundit, ne fakt, nuk eshte gje tjeter vecse pershtatja e trupit me nje metabolizem me te ulet, dhe si e tille kerkon me pak kalori per te mbijetuar; ti futesh ne nje rreth vicioz qe duhet te ulesh kalorite pa fund e bla bla bla…

Disa mund te thone…po jane miliona njerez ne bote qe po vdesin nga uria, si mundem une qe mos ul ca kile? Epo problem eshte qe ne fakt nuk eshte se nuk po ha dhe po vdes nga uria, thjesht po ha pak dhe metabolizmi pershtatet me menyren tuaj te jeteses. Lexova para ca kohesh nje studim ku kishin bere disa eksperimente…brr

Prisni para se te ankoheni…le te flasim pak per metabolizmin e ngadalte…

Nuk po I futem gjerave teknike pasi me thene te drejten nuk me interesojne, por shkurt fare perfundimi eshte qe: nese kemi dy njerez te te njejtes moshe, peshe dhe gjatesi diferenca e variances metabolike (ndryshimi nga norma σ – sigma) eshte aty tek 10-15%. E kthyer ne vlere absolute, per persona mesatare, shkon aty tek 200-300 kalori.

Po por une jam femer do thoshte ndonje nga ju…JO, CUQ, NCNCNC!

Edhe pse gjinia impakton metabolizmin, ndryshimi duke marre te gjitha gjerat parasysh eshte vetem aty tek 3%. E thene prape ne vlere absolute nese konsumon 1800 kalori ne dite, ndryshimi eshte 54 kalori ose ose e thene super super trashe…nje molle.

Keshtu qe nese me gjithe mend ju pelqejne mollet…mos u ankoni kot.

Implikime shendetsore.

Nese ne cdo rast mendoni qe asnje nga keto nuk vlen dhe keni probleme shendetsore…tipi tiroide e me the te thashe…shkoni kontrollohuni urgjentisht se keto kane nevoje per trajtim dhe nuk ndodh ajo qe themi ne...he se do iki vete…

Nese ne kete pike nuk po vdes urie dhe nuk kam si te kem nje metabolizem te ngadalte…ca po ndodh?

Dy jane faktoret qe kane nje rol ketu

  1. Mos raportimi I kalorive
  2. Injoranca ndaj kalorive

Mos raportimi I kalorive

Une nuk e dija po qenka nje super big deal dhe ka nje numer te pafundem studimesh qe praktikisht te gjitha thone qe nuk I raportojme te gjitha gjerat sic duhen. Me qelloi nje dokumentar I BBC per nje aktore e cila ngulte kembe qe kishte metabolizem te ngadalte dhe konsumonte 1100 kalori e prape nuk binte ne peshe. Perfundimi(nese nuk doni me pa dokumentarin..) eshte qe ne fakt, pasi u filmua cfare konsumonte dhe hante gjate gjithe dites, doli qe ato 1100 kalori ishin aty tek 3000 kalori)

E thene me nje përqindje, ja futi kot rreth 43% te kalorive ditore…

Nese nuk po me kuptoni prit tua numëroj me gishta.

Le te themi qe ju hani 1500 kalori ne dite(nje person mesatar), 43% eshte 645 kalori. Ndoshta ne nje ose dy dite kjo nuk ka impakt…po le te themi qe gaboni per 2 jave. Kjo eshte rreth 7000 kalori a me shume e cila ne terma kilogramësh eshte aty tek 1 kile me shume tule ne 2 jave.

Besoj se ju mbush mendja. Jemi njerëz, gabime bëjmë! (me qe rra llafi, nuk po flas kot, se kam lexuar plot per kete gje por prape nuk jam dietolog as profesionist – jam thjesht dikush me qasje ne internet)

Injoranca ndaj kalorive dhe impakti i botes qe na rrethon

Hmmm injoranca ne shqip eshte fjale e rende. Ndoshta duhet te perdorja termin padituria? Nejse…

Ne nuk e dimë se ca hamë, dhe as nuk e dimë se sa po hamë. E keni pare ate filmin/dokumentar Super Size Me qe eshte ai rrobi qe ha McDonald’s per nje muaj?

Tani une nuk po them qe te jemi extrem te fiksuar, por ndoshta mos eshte koha per tu edukuar pak?

Ja çfarë kam kuptuar une:

Kohet kane ndryshuar

Vite me pare kishte probleme me ushqimin…thene thjesht, nuk kishte! Tani eshte me ndryshe, ka me bollëk dhe te vjen vete.

Gjerat e vogla por vrastare

1 molle e madhe ka aty tek 100 kalori e pak. Nje m&m (koker) ka 12 kalori per cope. Dmth me 10 m&m e barazon me nje molle te madhe. Te vogla, te vogla por te marrin ne qafe!

Qenka nje studim i detuajuar qe shpjegon qe gjerat me paketime te vogla, ne i hame shume se na duken pak

E kuptoj qe eshte e veshtire por duhet ti thërrasim mendjes! Sot me telefonat qe kemi neper duar ke apps pa fund. MyFitnessPal eshte goxha nice qe i ka shume mire te strukuruara. Problemi qe kam vene re eshte ngaqe ushqimet shtohen nga njerezit vete, ka edhe disa probleme…po hajd mo…eshte falas.

Ushqimet fiksuese

Jane ato ushqimet qe kane kombinimin e sheqerit, yndyrës dhe kripës fiks sic duhet! Shume kompani bëjnë kërkime shkencore per kete gje. Quhet pika e lumturisë   (the bliss point) ku ushqimi kthehet ne droge fare!

Praktikisht këto janë ato ushqimet qe ne vdesim – akullore, pizza, biskota – fillon dhe nuk ndalon dot.

E cila eshte zgjidhja? Shume thjesht…mos i mbani ne shtëpi. Ka edhe studime per kete gje.

Une per shembull vdes fare per Nutella. Kam per borxh qe ta mbaroj po ta kem ne shtëpi. Nuk e marr. Mire eshte ne supermarket. Ta mbajnë ata!

Problemi me madhor eshte qe trupat tanë janë te strukuruar per te marre këto ushqime me përmbajtje te larte yndyre kështu qe edhe mund te thuash qe nuk ke nga ja mban…por ne nje pikpamje afagjate, mjafton pak lëvizje dhe kulture kalorike

Gabimet tona.

Problematikat madhore nuk vijnë nga mjedisi qe na rrethon por janë te brendshme, tek truri jone. Keto gabime zakonisht kane po te njëjtin impakt sic kane ato te jashtmet dhe shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë qe po i bëjnë. Pjesa e bukur eshte qe ne fund te këtij artikulli, ju dote mundeni ti kuptoni!

Efekti aureole i ushqimeve te shëndetshëm.

Me fjate te thjeshta eshte impakti i produkteve dietike, ose me pak kalori, te cilat ne nuk e vrasim mendjen dhe konsumojmë pa merak, por qe ne fund te ditës ne nivel kalorik, kemi konsumuar me shume sec do konsumonim me nje produkt normal.

Gjithashtu per tu patur parasysh eshte edhe impakti i pjatave shoqëruese. Tu jap nje shembull personal. Une shkoj tek Serendiville dhe porosis nje fileto pule te zgares. Kjo fileto pule vjen me pure patatesh dhe nje salce interesante. Normalisht ju do te thoni qe une po ha shëndetshëm…por këtu fle lepurushi! Pureja e patates dhe salca qe i hidhet sipër kane yndyrna te shtuara ne menyre qe te impaktojne ne shijen e filetos te pulës dhe nga nje pjate normale 400 kalorike qe mund te jete nje fileto pule e zgares, përfundon ne nje pjate 800 kalorike…BAM.

Ne normalisht jemi te kujdeshem se çfarë po hamë por problemi madhor eshte sa hamë dhe ne hamë me shume sec duhet.

Nje shembull tjetër i këtij efekti eshte…

Lengjet e Frutave!

Nuk po flas per lëngjet neper dyqane, por po flas per ate qe e shtrydh vete. I freskët, i mire, i shëndetshëm.

Kur shtrydhim nje lëng portokalli ne mëngjes, mbushim nje gote. Cdo gje e bukur deri tani…shendetshem do te thonin disa…

Nje porcion normal lëng portokalli eshte 200ml. 200 ml eshte nje gjysem gote normale uji. Po kur keni pire ndonjëherë gjysem gote lëng portokalli?

Nje gote normale uji (nga këto qe kemi neper shtëpi) ka 350 ml. Beni vete llogarite!

Ne nivel kalorik 4 portokalle kane te njëjtën numër kalorish si 500ml lëng portokalli. Mendohuni pak…cila ju ngop me shume? 4 portokalle apo nje gote e pak lëng portokalli?

Produktet me pak kalori/dietike/me proteina.

Nuk ka asnjë gje te keqe me këto produkte dhe ne nje diete te strukturuar perbejne nje suplement ideal. Problemi themelor qëndron ne faktin qe hamë shume nga ato dhe harrojmë qe këto produkte te kenë impakt duhet marre nje racion.

Le te marrim dy shembuj. Nje protein bar standard dhe nje cokollate snikers. 200 kalori mesatarisht përkundrejt 260 kalori. Nje diference 60 kalorish…praktikisht nje molle…ndermjet dy produkteve ku njeri eshte “super healthy” dhe tjetri eshte “i tmerrshëm”.

Ok, mos tja fusim pak kot por le te kthehemi tek ai efekti i tmerrshëm. Koncepti eshte qe nëse ti e di qe eshte produkt i shëndetshëm thua hajd mo…po e ha dhe nje tjetër….kurse chokollatat snickers nuk ha dot me shume se nje se vdes pastaj!

2-3 protein bars ose granola bars shkojnë aty tek 500 kalori. E cila ne nivel javor eshte aty tek gjysem kile tule te shtuar ne jave. Nice a? Lodhu ne palester…lodhu…

Po si do ja bëjnë? Lexoni etiketën dhe kuptoni çfarë do te thotë. 1 mase nuk eshte sa i gjithë paketimi shumicën e rasteve.

Ketu përfshihet edhe produktet Low Fat – kremi i djathit low fat, ngelet krem djethi, ngelet plot me kalori dhe duhet marre parasysh.

Ushqimet BIO

Ne kemi arritur ne nje pike qe jo shume gjera janë BIO tamam. Efekti i kërkesës qe ne fakt nuk ke ci ben… Kini parasysh qe ushqimet BIO kane afro te njëjtën sasi kalorish si cdo ushqim tjetër i te njëjtës kategori. Edhe ato duhen shënuar de!

Memorja jone

Ne harrojmë, po keq fare.

T’u shpjegoj nje ditën normale pune per këdo. Para se te dal nga shpia i fut nje banane dhe nje gote qumësht (144), shkon ne pune dhe pi nje capuchino (74), ne zyre engeldisesh me ndonjë gje te vogël – rasti me i mire nje granola bar, hap te paren, ja hape dhe te dyten (400). Ha nje dreke te shëndetshme qe e ke pergatitur ne shtepi 400, pi nje kafe tjetër 40, ka ditelindjen dikush ne zyre dhe ha dhe nje cope torte 300, pi dhe nje gote lëng, ja zere dy 240, del nga puna pi dy gota(ska nje pa dy dreqin…) birre 308 dhe ha dhe nja dy patate 290. Kthehesh ne shtëpi ha dhe pak darke qe mos rendohesh shume, nje sallate gjigande…se sallate eshte…ste gje gje (600)dhe e mbyll ditën me nje molle 95 kalori.

Sa shkon: 2721 Kalori. Dhe po ta mendosh tamam tamam…ske shkuar as ne palestër, ske bere ndonjë gje kushedi…nuk ke ngrene ndonjë gje kushedi dhe fillon e merzitesh pse po ve bark!

Porcionet e mëdha na ndihmojmë te hamë shume.

Provoni te bëni nje sallate te thjeshte ne darke ne nje pjate dhe nje here tjeter ne nje tas te madh sallatash. A i hani te dyja? I hani qe cke me te dhe boll me pate me dyshim! Epo nje sallate greke standarde eshte aty tek 150 kalori. Nje racion dmth. Nje tas i madh ka 4 racione…600 kalori…

Te ngrënit pa mendje.

I keni parasysh ato bajamet qe kush nuk thotë qe janë super te shëndetshme? Vetem 1 koker bajame ka 10 kalori. Ato janë fantastike nëse ha 5 kokra si snack, por jo nje pako…e cila nëse eshte 50gr eshte aty tek 250-300 kalori.

Kalorite e fshehura

Kjo lidhet me restorantet dhe fast food-et. E thashë dhe me sipër. Fileto pule e zgares edhe super, por fileto pule e zgares me pure patate dhe salce sipër nuk eshte aq. Ne parim asnjë nga këto nuk na ben keq. Ne i kemi te nevojshme ti hamë te gjitha, por problemi madhor eshte qe duhet marre parasysh ne dietën ditore tonën.

Chefi i restorantit nuk e vret mendjen per tulet tona, por per receptorët tone te shijes. Sa me te mira do te thotë aq me shume kripe, sheqer dhe yndyre.

Kinemate

Hera e fundit qe shkuat ne kinema? Nje kokoshke te madhe(ose nachos…por nachos nuk duket shume healthy kështu qe spo merrem me te) dhe nje pije. Kokoshkat ne Cineplexx psh, pasi neper te gjitha kinematë e tjera, ne mendimin tim nuk hahet hic, janë nga 800 e kusur kalori.

Si ta zgjidhim? Kjo eshte nje sindrome e quajtur BIG BABY SINDROME! Stop being a big baby(quote: tim vella kur me zgjon mua ne mengjes per te shkuar ne palester). Bebe jeni akoma? Hajde de nëse do ishit nga 10 vjec…nuk e përballoni dot nje film pa kokoshka?

Sallata

E ndjej shikimin tuaj gjithë nerva dhe e di çfarë po mendoni! “Po sallatat janë te shëndetshme mo! Gjethe janë! Ti ja fut kot!”

Epo jo de se sjane aq. Marrim nje sallate cezar tek era. I ka pulën, sallatën, domatet etj etj, por ka dhe majonezën…vajin…buken…he si ju duket tani?

Makiatot dhe kapuchinot

Spo flas fare per këto. Pini kafe de jo fancy kafe.

Relativiteti qe karakterizon cdo gje

Nje pike e fundit fare. Impakti i ushqimit dhe sa me shume se cduhet te hani varet nga ju personalisht, mosha, aktiviteti fizik, gjinia, masa etj etj.

Nje mashkull 90kg qe ha 2500 kalori ne dite, dhe nuk merr parasysh 300 kalori ka nje impakt prej 13%

Kurse nje femër 60kg qe po ha 1100 kalori ne dite me diete dhe nuk merr parasysh 300 kalori ka nje impakt prej 27%.

Perfundimet

Te gjitha këto qe listova me sipër do te ndodhin. Fakti qe duhet patur parasysh eshte qe duhet te jemi te vëmendshëm. Ne shumicën e rasteve mjafton qe te kesh nje kuptueshmëri bazike per kalorite dhe si funksionojnë dhe jemi ok.

Kjo fillon e behet ves dhe shumicën e gjerave i mat me sy por deri sa te arrini ne kete pike, me përfytyroni mua duke u gjykuar qe po hani gjysem pako makarona me pana proshute per darke(qe btw…EWWW).

Zgjidhjet janë te shumta por nëse doni qe te ndiheni me mire, te hani shëndetshëm ne te vërtete dhe jo per egon tuaj, filloni dhe mendoni per te gjitha këto pika qe kam listuar me sipër. Asnje nuk eshte perfekt por duhet te përpiqemi.

Kaq se e bëra roman. Faleminderit qe lexuat duke qene se jam lodhur kaq shume këputini nje share per te mirën e njerëzimit.

TL;DR Ne hamë shume. Duhet te hamë me pak dhe duhet te kontrollojmë ca hamë ne nivel kalorik.

____________

Pergjigjet e pyejtjeve:

  • Kokoshkat e medha tek Cineplexx (816 kalori)
  • Nje pizze kapricoze normale (nje pizze normale 20cm per nje person 1500 kalori)
  • Nje byrek me gjize (250 kalori per 100gram byrek )
  • Nje oferte mengjezi, kapuchino me kroasant (70+270 = 340 kalori)

Nje mashkull normal duhet te konsumoje 2500 kalori qe te jete i shendetshem. Nje femer normale duhet te konsumoje 2000 kalori qe te jete e shendetshme. Keto shifra parashikojne nje jetese normale me palestren e perfshire.

Tags:

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Biskota me mjedër, për çajin e mbasdites

Kemi postuar ditet e fundit mjaft receta embelsirash me cokollate, sepse te jemi te ...

Receta bazike: Pulë e pjekur sexy

Si e premte që është, duhet një recetë fantastike për të festuar mbylljen e ...

Djuner Pitka – Sandwici bullgar me epik qe ekziston

Bullgaria, si shume vende te ballkanit (duke perfshire dhe ne e) krenohemi per disa ...

Pasta alla Norma – Rigatoni me patellxhan dhe domate

Nje nder pastat qe e keni provuar me sezben nese keni kaluar ne sicili ...

Receta Indiane: Pule me Curry dhe oriz

E di qe jam fiksuar me keto recetat orientale, por le te jemi realist, ...

Caj Jeshil

Arsyet pse duhet te perdorim Caj Jeshil.

Kushedo qe lexon nje artikull online ose nje gazete e ka vene re zhurmen ...