Specialitet Indian: Pule me Gjalp Murgh Makhani

Ky specialitet indian ka shume e shume zgjidhje per tu gatuar, por modeli im eshte teper I thjeshte. Ne Delicious nuk merremi me gjera jashte standardeve dhe skemi nevoje te blejme gjysmen e supermarketit per te gatuar nje vakt. Cdo gje thjesht e bukur.

Receta eshte ne dy faza. Gatimi I pules dhe gatimi I salces. Per secilen nga keto hapa ju mund te zgjidhni perberesit tuaj por une do ju shpjegoj parimin.

Pula duhet te gatuhet ne tigan pa shume vaj (ose zgare) e marinuar me paprika, spec djeges, kripe dhe piper

Salca ne parim eshte gjalp, salce domatesh dhe kombinim erezash.

Kjo recete eshte djegese dhe shijohet e tille. Alternativat jo djegese, humbasin ate shijen orientale.

Per kete recete do ju duhen:

  • Fileto pule, ose kofshe pule. Eshte e rendesishme te priten ne kubike dhe te jene pa lekure dhe kocka.
  • Salce domatesh (pure domatesh, domate te grira)
  • Nje kallep gjalp (50gr)
  • Pak xhinxher I shtypur
  • Pak qepe te prera holle
  • Pak Hudher te shtypur
  • Ereza te konceptit indian (garam masala, tikka masala – ose cfare te keni permbare – une kisha tikka masala)
  • Paprika
  • Piper I kuq djeges(cayenne)
  • Pak kos
  • Pak qumesht

Pergatitja:

  1. Marinoni pulen me kripe, piper, paprika dhe piper te kuq djeges. Hidhini pak vaj ulliri ne marinim
  2. Skuqeni ne tigan (ose zgare)
  3. Ne nje tigan tjeter, me zjarr te mesem-larte hidhni gjalpin, hudhrat, xhinxherin, qepet dhe marinojini me pak paprika dhe kripe. Skuqini deri sa te jene fragrante.
  4. Me pas shtoni salcen e domateve dhe erezat indiane.
  5. Lereni te gatuhet per 5-10 minuta, ku salca te jete formuar mire.
  6. Shtoni pulen dhe gatuajeni per 5 minuta te tjera
  7. Mund ta shoqeroni me pak kos per te freksuar shijen dhe normalisht oriz.

Nje zgjidhje ideale per tu shoqeruar me nje Coca-Cola te ftohte akull.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kasatë me fruta

Nuk më kishte rënë ndërmend të grija dhe ngrija fruta, derisa u ndodha një ...

Hummusi me i mire ne bote

Shume njerez me thone qe i ka marre malli per hummus, duke qene se ...

Kanë Margarita pak spicy me kastravec

Buddha cfare vape! A eshte normale? Ne mes te shkurtit duhet te benim namin ...

Souffle me djathë

Prezantimi i parë që kam pasur me souffle-në e famshme franceze s’ka qenë tamam ...

Qofte shtëpie të mira sa më ska

Qoftet janë një gatim tepër domethënës për rajonin tonë, nga Ballkani deri më Azinë ...

Pule Piccata me limon dhe caperi

Koncepti I pules piccata eshte po aq Italian dhe sa amerikan ne teresi. Po ...