E bukura e veres, te pakten perkundrjet frutave dhe perimeve, eshte qe ka mjaftueshem nga te gjitha. Gjithashtu, mundesia e zgjedhjes te jep te drejten te jesh i llastuar, te zgjedhesh me te mirat dhe te kesh dengla ne shijet e tua. Ky version nuk gatuhet, keshtu qe ta keni parasysh qe e kam me gjithe mend per denglat, pasi duhet te jene perfekte.

Ju duhen domate, kastraveca, qepe, hudher te cilat duhen prere ne copa te vogla. Shtoni 1 luge kripe, 2 luge vaj ulliri, 2 luge udhull vere te kuqe dhe lereni ne nje tas te madh. Shtypini me nje pjate dhe vendosni siper nje peshe. Arsyeja eshte qe keto lloj perberesish kane nevoje te rine bashke te marinohen.

Pas 30 minutash jane gati. Ne nje blender, me bejini pure por me shpejtesi te ulet. Shtoni edhe 1 luge vaj ulliri tjeter. Sapo pureja te jete tamam pure pa copa perimesh, eshte gati.

Hidheni ne nje pjate dhe shtoni pak domate qershi, qepe te njome dhe pak vaj ulliri siper.

Nje pjate super e fresket qe te merr ne qafe..Mos harroni ta shoqeroni me pak buke me farra te cilen e keni thekur me perpara me vaj ulliri, pasi nje Gazpacho pa pakez buke te thekur sikur nuk shkon.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Kek me çokollatë në filxhan

Kam dy netë që më kap nepsi i mesnatës, dhe ndryshe nga shija ime ...

Kalcone (Pica e palosur)

Vështirë të mos e njohim krejt si popull këtë gatim. Gjendet në çdo piceri, ...

Caj Jeshil

Arsyet pse duhet te perdorim Caj Jeshil.

Kushedo qe lexon nje artikull online ose nje gazete e ka vene re zhurmen ...

Sallate citrike me portokalle, mango dhe bajame

Nje super kombinim per kete fundjave qe parashikohet ekstrem vape. Mjafton te them qe ...

Biskota me xhenxhefil

Nuk e di ç’mendim keni për xhenxhefilin, por është besimi im se shqiptarët duhet ...