5 Rekomandime qe duhet te ndiqni kur gatuani embelsira

Si parim mjafton te them qe une jam rende me embelsirat dhe po mesoj praktikisht me ju. Te jemi realist, qe po mesoj gjerat e thjeshta pasi ato qe jane teper te komplikuara, pertej nivelit te veshtiresise, eshte pertacia qe me karakterizon (si mua dhe te gjitha recetat ne faqe…).

Keto rekomandime I kam mesuar te gjitha ne kuriz, duke filluar nga embelsira qe snuk dolen asgjekundi deri tek ato qe harxhon 500 kalori vetem duke I miksuar

1 – Perberesit ne temperature ambienti

Mendoj qe eshte pjesa me e rendesishme e te gjitha rekomandimeve. Eshte super e veshtire te trazosh kremin e djathit per cheesecake kur eshte I ftohte, seriozisht te mpihet krahu dhe nuk trazohet sic duhet.

Te gjithe perberesit, qe te kombinohen sic duhet me njeri tjetrin, minimalja qe duhet eshte qe te jene ne te njejten temperature.

2 – Ndiqni instruksionet EKZAKTESISHT

Ne ndryshim nga recetat e tjera per sallata, pjata te para ose te dyta qe mund te ndryshosh perberes, ti gatuash pak ne ndryshe, te mos kesh temperaturen fiks – recetat e embelsirave jane aq te poshtra sa nje ndryshim I vogel nga instruksionet ta prishin teresisht terezine.

Te marr rastin konkret te disa diteve me perpara – pasi ri-postova ate receten e cheesecake klasik, doja te beja nje cheesecake – pasi sic mund ta keni vene re kam neps. Nje nder elementet kryesore te recetes eshte temperatura e furres dhe fakti qe nuk duhet hapur asnjhere deri sa te jete mbaruar koha e paracaktuar. Une, si I mencur qe jam, vajta e hapa, per ta kontrolluar – per kete mu desh ta lija cheesecake pak me shume per tu bere e cila rezultoi ne mbi-pjekjen e tij.

3 – Matni perberesit paraprakisht neper tasa te vegjel

Ju ka rene ndonjehere rasti qe jeni duke rahur vezet, dhe eshte fiks momenti per te hedhur sheqerin dhe e hidhni direct pa e matur? Kjo sjell qe embelsira juaj del ose shume e embel ose jo teresisht e embel sic duhet. Nese do ti kishit matur masat paraprakisht, jeta behet aq me e thjeshte.

Ju rekomandoj me ngulm mates ku mund te kryeni matjet (ne ml, gota dhe luge – keto jane kryesoret) qe ti ndiqni recetat sic duhet, Keto mates jane teper te lire keshtu qe as nuk ju vret xhepi fare

4 – Embelsirat duan Kohen e tyre – mos u nxitoni

Shume receta kane nevoje per shume kohe per tub ere – nga pjesa qe duhet te rrije pa u prekur, deri tek menyra e trazimit etj etj..

Per te vijuar ne shembullin e mesiperm – cheesecake-u. Pasi nxorra te gjithe perberesit nga firgoriferi duhej ti lija rreth 1 ore ne temperature ambienti. Me pas duhej ti matja masat dhe filluar me rrahjen e vezeve. Vendosa furren te ngrohet, shtypa biskotat, ngroha gjalpin I bera bashke …..dhe e fundit fare, e lashe te piqej per rreth 1 ore, me pas e lashe 3 ore te ftohej dhe 1 ore ne frigorifer para se ta provoja. Praktikisht gjysem dite duke u marre me te – dhe per me teper me morri dhe uria.

5 – Cilesia e tavave eshte teper e rendesishme

Une si parim jam per marrjen e gjerave te cilesise mesatare ne te ulet. Kryesisht nuk jam konsumator I rende dhe preferoj qe ti perdor per ca kohe dhe te marr te tjera. Kjo gje, deri tani nuk vlente vetem per thikat. Per te gjitha te tjerat, skep se investon shume ne nje misker dore ose neper pirune dhe gota ektremalisht te shtrenjte – ato qe kryejne punen jane ok.

Ne rastin e tavave te cilat nuk ngjisin, duhet te pranoj qe duhen tamam te nje cilesie sic duhet. Me ra rastin para ca kohesh te merrja nje tave per cheesecake (nga ato 20cm) tek nje dyqan, super lire – 300 leke – dhe thashe me vete – sa e keqe mund te jete? ISHTE.

Provova kete fundjave nje tave 20 cm qe ishte 1500 leke – si shpirt! Normalisht une spo flas per te arritur ne ekstreme, por cilesia e tavave eshte teper e rendesishme.

Shendetshmerisht
  • Incognito Chef

    In house chef

    Food enthusiast - your average corporate career junkie with some weird taste in food. Tasty healthy food that can be done quickly, with the least amount of mess and easy breezy.

  • Show Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

comment *

  • name *

  • email *

  • website *

Ads

You May Also Like

Pufka “Margarita” (me tekila!)

Kujt mund t’i bëjnë dëm ëmbëlsirat? Mund të jenë të vetmet krijime që shijohen ...

Biskota krokante me cokollate dhe arre kokosi

Pёrbёrёsit 500 g Corn Flakes 250 g Gjalpё 100 g Sheqer tё kaftё 150 ...

Chocolate souffle for the late night hungry souls

One of the most important and most dangerous things on late nights is hunger. ...

Te besh Guacamole: Te gjithe i bejne keto gabime – Pervec teje

Avokado eshte shtet me vete! Si i tille, edhe berja e Guacamole ngelet e njejta. ...

Burrata Crispy Baked Patatoes

Long weekend ahead and there is something that we lack in this region – ...