Darka e Krishtlindjeve eshte zakonisht burim stresi per cdo njeri qe mendon ta bej ne shtepi, kjo eshte dhe arsyeja kryesore pse restorantet jane te prenotuara qe nje muaj me perpara per kete event. Kshu qe me kete rast po perpiqemi te krijojme nje menu darke qe mund te behet pa stres dhe pa shume pune nga cdo njeri , sigurisht shija fantastike do jete e garantuar.
Kjo menu do perbehet nga tre pjata, dicka si antipaste, pjata kryesore dhe nje embelsire e thjeshte.
1.Pjata e pare : Kerpudha te mbushura
Do ju duhen :
- 3-4 kerpudha per person(ne perdorim 12-15), te ndara kercell dhe koke
- 2 qepe te vogla te prera ne kubik
- 1 thelpi hudher, e prere holle
- 1 luge gjalp te shkrire
- 2 luge arra
- 1 luge majdanoz
- rigon
- 2 luge therrime buke
- 2 luge leng pule ose leng koncetrati
- 2 luge vaji ulliri
- 4 luge djath parmesan
Ngrohim furren ne 200 grade.
Ne nje tigan hedhim nje luge gjalp, kercellin e kerpudhave i presim holle dhe i shtojme se bashku me qepet per te pakten 5 minuta. Me pas shtojme kripe/piper sipas deshires dhe hudhrat se bashku me arrat. Pas 2 minutash e heqim nga zjarri dhe hedhim majdanozin se bashku me therrimet e bukes.
Ne nje mixer hedhim lengun e pules dhe perberjen e tiganit dhe e punojme derisa te behet nje perzierje ne forme paste.
Ne nje tas hedhim kokat e kerpudhave dhe shtojme vaj ulliri me kripe/piper dhe perzjejme.
Ne taven qe do i pjekim vendosim cdo koke kerpudhe te mbushur me perzjerjen nga mixeri dhe i sperkasim siper me djath.
I fusim ne furre dhe i leme te piqen per 20-25 minuta. Lerini te ftohen per 5-10 minuta derisa te jeni gati ti sherbeni.
2. Pjata e dyte : Berxolla me patate furre.
Per kete pjate ju duhet:
- 4-5 berxolla (nqs i merrni te pa prera do ishte ideale)
- 4 kokra patate
- kripe/piper
- 1 luge paprika
- 1 gjethe dafine
- 4 thelpinj hudhre
- rozmari
Me berxollat bejme nje marinim te thjeshte me kripe/piper/hudher/rozmari dhe i vendosim ta skuqim fort nga te gjitha anet, ne momentin qe te kete marr nje ngjyre te kenaqshme e fusim ne nje furre te ngrohur ne 220 grade per 40-50 minuta.
Gjate kesaj kohe ne nje tase hedhim patate e prera trashe per sa gjati me lekuren e pahequr. Ne tas shtojme vaj ulliri , kripe, piper, hudher dhe paprika. E rreshtojme ne nje tave tjeter me kujdes qe mos prekin njeri tjetrin.
Ne momentin qe mishi mbaron se pjekuri e heqim dhe fusim direkte taven e patate. Mishin e mbulojme me leter alumini derisa patatet te kene mbaruar se pjekuri per 35-40 minuta.
3. Pjata e trete: Si embelsire dicka e lehte si Strudeli me molle.
Po te deshironi mund te shtoni dhe nje sallat si Sallata me Rukula.
Mos harroni ta shoqeroni darken me nje shishe vere te kuqe te cilen mund ta transformoni ne nje Vere aromatike festive.